Ish deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu nuk njihet për kontribut tjetër të veçantë në partinë e tij veçse, dhunës.
Ai shfaqet gjithnjë i gatshëm e në rresht të parë sa herë që ka perplasje mes një grupi qytetarësh dhe policisë.
E meqe sipas tij, banorët nuk ia dalin dot pa të aty merr pjesë Balliu i cili duket se nuk ka të ndalur me këtë formë të përballjes.
AlpeNews.al, nëpërmjet foto-ve ju sjell disa prej historive ku Klevis Balliu ka qenë protagonist, ndonëse në fund nuk ka “fituar”.
Rasti më i fundit, ishte sot tek Bregu i Lumit. Balliu pas provokimeve të shumta kundrejt uniformave blu, pati dhe perplasje të njëpasnjëshme.










