Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE ka treguar qëndrimin e qeverisë franceze në lidhje me hapjen e negociatave për dy vendet e rajonit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Mazi u shpreh se ministri i Jashtëm i Francës ka deklaruar në Parlamentin Evropian se në qershor duhet të mbahen konferencat qeveritare, por kjo në varësi të zhvillimeve.
Më tej, Mazi deklaroi se situata sot nuk është shumë premtuese, pavarësisht shenjave për një ecuri të shpejtë.
“Qëndrim i i Presidencës franceze është ky. Ministri i Jashtëm i francez raportoi në PE. Në qershor të mbahen konferencat ndërqeveritare edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në varësi të zhvillimeve. Kjo në varësi të zhvillimeve a është edhe për ne a është për Maqedoninë e Veriut nuk e dimë, por është e shkruajtur. Situata aktuale sot, nuk është shumë premtuese pavarësisht shenjave për një ecuri të shpejtë. Ndërkohë që kryeministrin i ri i Maqedonisë së Veriut flet për mbyllje të negociatave dy palëshe me Bullgarinë për 4-5 muaj, presidenti i Bullgarisë thotë se nuk është çështje muajsh, por është çështje e bërjes së punëve të bëra sic duhet realisht. Pra ka një lloj konfliktit mes Presidentit Radev dhe Kryeministrit të ri. Të shohim si do ecim në vijim”, tha Mazi.


