• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SARANDE/ Në pranverë do të ketë një “hartë”, për aeroportin më të ri shqiptar (DETAJET)
Home
Sociale

SARANDE/ Në pranverë do të ketë një “hartë”, për aeroportin më të ri shqiptar (DETAJET)

12 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Brenda pranverës qeveria do të ketë gati studimin për ndërtimin e aeroportit në qytetin e Sarandës, i cili më pas do të jepet për kompanitë të cilat do të shprehin interes për ta ndërtuar atë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha nga Saranda, se aeroporti do të jetë për qëllime turistike dhe do të ndihmojë edhe pasagjerë të cilët kanë destinacion Korfuzin, i cili tashmë i ka të shitura të gjitha fluturimet e sezonit.

“Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do ti shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim”.

Përpara se të nisë edhe sezoni turistik, do të përfundojë rruga hyrëse në qytetin e Sarandës. Vonesat për të erdhën pasi në 2017-n nuk ishin parashikuar fonde.

“Rruga hyrëse e Sarandës do të përfundojë përpara sezonit turistik, duhet thënë se vonesat kanë ardhur për shkak se nuk ishin parashikuar fonde për vitin e kaluar. Janë marrë masat në buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë dhe të jetë funksionale tashmë me të gjitha parametrat e duhura”.

Projekti i 3-të i paketës 1 miliard Euro rindërtim do të jetë rruga Kardhiq – Delvinë, e cila do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti. Ky segment kap një vlerë prej 68 milionë Eurosh dhe do të realizohet me paratë e kompanive private, ku pas përfundimit të veprës, shteti do të nisë shlyerjen e fondeve.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ne-pranvere-do-te-kete-nje-harte-per-aeroportin-e-ri-shqiptar-510208/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse fëmijët i grisin librat apo hedhin lodrat? Po përpiqen t’ju thonë diçka
Previous article Horoskopi ditor, e hënë 12 mars 2018/ Lërini thashethemet e njerëzve ziliqarë dhe shijojeni...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë Aktualitet

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT