• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PRANGA MJEKË PËR KORRUPSION/ 14 të arrestuar, ndërmjetësonin për tamponë kundrejt shumës 10 mijë lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

NË PRANGA MJEKË PËR KORRUPSION/ 14 të arrestuar, ndërmjetësonin për tamponë kundrejt shumës 10 mijë lekë

17 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia dërgoi në pranga 14 persona, mes tyre mjekë dhe ish mjekë të institutit të Higjienës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe poliklinikave shëndetësore në Tiranë.

Pas 4 muaj hetime të drejtuara nga Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zbulua që këta shtetas, janë përfshirë në korrupsion, pasi në këmbim të mosndëshkimit më gjoba të subjekteve që janë konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare, kanë marrë shuma parash nga 5000 deri në 10 mijë lekë të reja.

Të arrestuarit po ashtu, u siguronin libreza shëndetësore të cilat ishin fiktive, shtetasve që nuk i ishin nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar 2 mijë lek të reja për çdo librezë.

Mjekët dhe ish-mjekët, ndërmjetësonin me qytetare të ndryshëm, me qëllim që ata të bënin tamponin për Covid-19, kundrejt pagesave nga 5 mijë deri në 10 mijë lek të reja.

14 shtetasit nën hetim, gjithashtu u merrnin para bizneseve të ndryshme që të mos i ndëshkonin më gjobë, në rastet kur i konstatonin me shkelje.

Policia, arriti të sekuestrojnë 1.5 milionë lekë të reja dhe 2500 euro të cilat u gjetën shtëpinë e njërit prej mjekëve të arrestuar. Po ashtu u sekuestruar 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa biznese në Tirana, si dhe certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore të lëshuara në mënyrë fiktive nga këta punonjës.

Gjykata e posaçme, ka kërkuar arrest me burg për dy mjekë, arrest shtëpitë për 9 mjekë dhe ish-mjekë dhe pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për 3 mjeke të poliklinikave shëndetësore në Tiranë.

Akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre janë për “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; “Falsifikimi i dokumenteve dhe Shpërdorim detyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE NXJERR LISTËN E RE/ Ja vendet që do lejohet udhëtimi dhe çfarë është vendosur për Shqipërinë
Previous article NDËRRON JETË TEK INFEKTIVI/ 57-vjeçari bëhet viktima e parë nga koronavirusi në Kukës

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

ALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANSIRASH/ Parashikimi i motit për ditën e enjte Aktualitet

ALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANSIRASH/ Parashikimi i motit për ditën e enjte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT