• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në prag të sanksioneve të SHBA, Irani nis stërvitje të mëdha detare
Home
Nderkombetare

Në prag të sanksioneve të SHBA, Irani nis stërvitje të mëdha detare

3 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Irani nisi stërvitje të mëdha detare në Gjirin Persik, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara të rifillojnë sanskionet kundër Teheranit.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se mbi 100 anije janë përfshirë në ushtrime – me sa duket për t’i dërguar mesazh Uashingtonit.

Anijet janë të vogla dhe sulmuese dhe deri më tash nuk kanë pasur ndërveprime me anijet e Shteteve të Bashkuara në zonë.

Koha e stërvitjeve është e pazakontë, pasi flota e Iranit zakonisht kryen ushtrime vjetore në vjeshtë, thanë zyrtarët.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur prejse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr në muajin maj nga marrëveshja bërthamore e Iranit me gjashtë fuqi botërore dha ka paralajmëruar rikthimin e sanksioneve.

Raundi i parë i sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike do të hyjë në fuqi më 7 gusht.

Kërcënimi nga sanksionet tashmë ka vënë presion të madh mbi ekonominë iraniane. Monedha e Iranit ra në nivele të reja rekord këtë javë, duke nxitur protesta në disa qytete të Republikës Islamike.

Qindra njerëz janë mbledhur në Teheran, Isfahan, Karaj, Shiraz, Mashhad dhe Ahvaz për të protestuar kundër inflacionit të lartë, të shkaktuar pjesërisht nga dobësimi i rialit.

Shiraz, Iran, 2 gusht.
Shiraz, Iran, 2 gusht.

Monedha e dobët, e cila i ka rritur çmimet për mallrat e importuara, ka nxitur protesta sporadike që nga fillimi i vitit. Disa nga protestat janë fokusuar edhe në mungesën e ujit, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe korrupsionin e dyshuar në qeveri.

Me rritjen e tensioneve, edhe forcat amerikane, edhe ato iraniane në Gjirin Persik janë vënë në gjendje gatishmërie. Uashingtoni e ka bërë të qartë se sanksionet kanë për qëllim të shkatërrojnë eksportet iraniane të naftës, të cilat janë të rëndësishme për rritjen ekonomike të Iranit dhe duhet të kalojnë përmes Gjirit për të arritur tregjet globale.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërcënuar me përdorimin e mjeteve ushtarake për të ndërprerë eksportet e naftës së Iranit, por kanë forcuar sanksionet financiare dhe kanë vënë presion mbi konsumatorët globalë të Iranit në Evropë dhe Azi, që të ndalojnë importimin e naftës së tij.

Zyrtarët e lartë iranianë kanë paralajmëruar se do t’i luftojnë këto përpjekje të Shteteve të Bashkuara.

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë thënë se mund të hakmerren kundër çdo përpjekjeje për të bllokuar eksportet iraniane të naftës, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, që është një arterie strategjike jo vetëm për eksportet e naftës së Iranit, por edhe të vendeve të tjera të Gjirit Persik, si Kuvajti dhe Iraku.

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane tha këtë javë se ka parë rritje të aktivitetit detar të Iranit, përfshirë atë në Ngushticën e Hormuzit.

“Jemi duke e monitoruar nga afër dhe do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në rrugët ujore ndërkombëtare”, tha kapiteni Bill Navy, zëdhënësi kryesor i Komandës Qendrore, e cila mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët amerikanë u thanë mediave se operacionet e shtuara detare të Iranit, deri më tash, nuk e kanë ndikuar aktivitetin tregtar detar.

Autoritetet iraniane nuk e kanë komentuar rritjen e aktivitetit të zbuluar nga Pentagoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI I RËNDË NË LUSHNJE / Dy makinat bëhen "përshesh" në rrugë. Gjashtë persona të...
Previous article Milani nuk ndalet në merkato, bashkohet me garën për nënkampionin e botës

k.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT