• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG TË SAMITIT TË BERLINIT/ Rama: Do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar
Home
Politikë

NË PRAG TË SAMITIT TË BERLINIT/ Rama: Do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar

15 October, 2023 s.autor Politikë

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri.

Ai ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samitë ta paharruar për çdo të ftuar.

Sakaq, kryeministri ka thënë se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes.

“Nuk dua të zgjatem më shumë sepse as nuk doja të flisja, doja që t’u lija vendin tri zonjave që janë forca reale pas kësaj, por Luigi do që gjithmonë unë të flas se beson që nëqoftëse nuk flas unë, atëherë evenimenti nuk është mjaftueshëm i fuqishëm, kështu që thjesht do të ndalem këtu duke ju thënë, se në ketë punë duhet të thuash “Faleminderit” edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por “Faleminderit” që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra dhe është mjaft kuptimlotë sepse me të vërtetë ajo e mori përsipër dhe e bëri kaq të thjeshtë, dhe më besoni, kam parë samite, por jo çdo Samit ka virtytin e prodhimit të rezultateve në një kohë kaq të shpejtë dhe nuk ka asnjë mënyrë më të mirë se të qenit këtu për të nisur me këtë aktivitet Samitin e Procesit te Berlinit këtu në Shqipëri.

Hera e parë që ky Samit ndodh jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë të paharrueshëm për çdo të ftuar.

E meqë ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë sepse kanë bërë kaq shumë samite e ndonjëherë janë kaq të lodhur nga samitet që bëjnë, e jo çdo samit është përvojë e paharruar kur vjen fjala për miktpritjen, është thjesht standard europian, por këtu mikpritja është e një tjetër niveli.

Kështu që, kemi mësuar prej jush. Ju, nuk mund të mësonit prej nesh, jo sepse nuk mundeni po sepse s’keni nevojë. Të gjithë do të vijnë tek samitet tuaja. Samitet janë vetëm ujë për të ofruar të drejtën universale për të mos vdekur nga etja, por pjesa tjetër pastaj mund të jetojmë pa to. Jo. Përgatituni, përgatituni që të ktheheni tek Bashkimi juaj Evropian me ca kile më shumë sesa arritët sepse deri tani Shqipëria nuk është vendi ku mund të mbani dietë.”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTET VARKA NË KONGO/ 10 të vdekur dhe 167 të zhdukur
Previous article TENTOI T'I ARRATISEJ POLICISË ITALIANE/ Shqiptari bie nga dritarja dhe plagoset rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT