• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG LUFTE? Macron dhe Putin bisedojnë sot për krizën në Ukrainë
Home
Nderkombetare

NË PRAG LUFTE? Macron dhe Putin bisedojnë sot për krizën në Ukrainë

20 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të bisedojnë më 20 shkurt lidhur me tensionet përshkallëzuese mbi Ukrainë.

Kjo bisedë telefonike vjen në kohën kur liderët perëndimorë thonë se Rusia – që ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa pranë Ukrainës – po planifikon një sulm të shkallës së gjerë ndaj Ukrainës. Moska mohon se ka plane për pushtim

Ndërkaq, misioni monitorues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportoi për “rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit në vijën e frontit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.OSBE tha më 19 shkurt se vetëm brenda një dite ka pasur 1,500 shkelje të armëpushimit në rjonet Donetsk dhe Luhansk.

Po të njëjtën ditë, Ukraina tha se gjatë një sulmi i janë vrarë dy ushtarë.

Ndërkaq, më 20 shkurt, Ukraina pezulloi operacionet në një prej shtatë pikat kontrollit për territorin në rajonin e Donbasit, që kontrollohet nga separatistët. Ushtria tha se operacionet u pezulluan për shkak të granatimeve të rënda.

Shtetet e Bashkuara thonë se me afro 150,000 trupa ruse në kufijtë e Ukrainës – dhe pothuajse 190,000 në total, përfshirë këtu forcat separatiste në lindje të Ukrainës që mbështeten nga Rusia – Moska veçse e ka ndarë mendjen që ta pushtojë shtetin fqinj.

Po ashtu, afro 30,000 trupa ruse janë në Bjellorusi për stërvitje ushtarake të cilat pritet të përfundojnë më 20 shkurt.

Në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden, i cili më herët tha se ishte “i bindur” që Rusia do ta punojë Ukrainën në ditët e ardhshme, më 20 shkurt mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për krizën./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË NJË KABINË ELEKTRIKE NË FIER/ Alarmohen banorët. Stakohet energjia në zonë (VIDEO)
Previous article PAMJE TMERRI/ Ortek i madh dëbore në Bogë-Theth, bllokohet qarkullimi

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT