Në rubrikën tonë të përditshme “ Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim një zonë shumë interesante në periferi të Fierit.
Quhet “Ujëvara e Hinkës” dhe ka një pamje atraktive dhe ndodhet në një nga fshatrat e Fierit.
Në kodrat e Peshtanit, vetëm 7 km larg qytetit të Fierit, në një terren përgjithësisht të thyer, por tepër të larmishëm, ndodhet një destinacion turistik fantastik, ”Ujëvara e Hinkës”.
Gjatë gjithë rrugës për të vizituar ujëvarën, megjithëse pak e lodhshme, kënaqësia që të jep peisazhi është e papërshkrueshme.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Ujëvara e Hinkës.
Të duket sikur je në një oaz klimaterik, mes koloritit të bimësisë dhe luleve, tarracave me kultura bujqësore si ullinj, vreshta dhe pemët e shumëllojshme frutore.
Nuk e teprojmë aspak nëse e quajmë këtë perlë, një ”mrekulli alpine” të Fierit.
Përgatiti: AlpeNews.al








