Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim Apolloninë, e cila përveç vlerave arkeologjike dhe historike që mbart, është “hijeshuar” akoma edhe më shumë nga gjelbërimi pranveror.
Qyteti Antik i Apollonisë, një nga destinacionet turistike të Fierit dhe jo vetëm nga shqiptarët, ndodhet 12 km larg qytetit të Fierit
Duhet theksuar se Apollonia është një nga vendet më të vizituara, ku eskursionet shkollore, fundjavat familjare, setet e ndryshme fotografike për fejesa apo dhe martesa, historianët dhe arkeologët, njerëz të apasionuar pas kulturës janë indikator të rëndësishëm të frekuentimit të saj.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga qyteti antik i Apollonisë.
Në fakt Apollonia e Ilirisë shquhet ndër dhjetëra qytete të tjera të lashtësisë me të njëjtin emër. Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.
Përgatiti: AlpeNews.al













