Media ruse publikon një fotografi të pretenduar të fundit të Prigozhin në një tendë polake në (gjoja) Bjellorusi”, shkruan Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Yevgeny Prigozhin raportohet se u largua nga Rusia për në Bjellorusi menjëherë pas rebelimit të grupit të udhëhequr prej tij, Wagner ndaj ushtrisë ruse pak kohë më parë.
Sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha për mediat ruse se grupi paraushtarak “Wagner” nuk ekziston më, të paktën nga këndvështrimi juridik.
Kreu i Kremlinit ka theksuar se “çështja e vështirë” e legalizimit të luftëtarëve të “Wagner” duhet të diskutohet në Parlament.


