• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NË NJË LINJË ME BE-në/ Brukseli i hap rrugë Korporatës së Investimeve në Shqipëri
Home
Ekonomi

NË NJË LINJË ME BE-në/ Brukseli i hap rrugë Korporatës së Investimeve në Shqipëri

15 September, 2019 F.autor Ekonomi

Komisioni Europian ka dhënë OK për projektligjin e rishikuar të korporatës së investimeve duke e cilësuar si plotësisht në linjë me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrisë së jashtme, shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e zgjerimit, Michela Matuella deklaron se drafti i ri reflekton plotësisht komentet dhe adreson shqetësimet që komisioni kishte shprehur për projektligjin fillestar.

“Dëshiroj të konfirmoj se drafti i rishikuar për Korporatën e Investimeve që ju na keni dërguar në datën 18 korrik, merr parasysh në mënyrë të plotë komentet tona. Do të doja t’ju falëndëroja për bashkëpunimin shumë të mirë”.

Projektligji fillestar I qeverisë për korporatën shtetërore të investimeve ngjalli shqetësime tek partnerët dhe institucionet ndërkombëtare. Pika më kontroverse e këtij drafti ishte e drejta e korporatës për të prokuruar investime si një kompani private, pra jashtë ligjit të prokurimeve publike dhe në kundërshtim me direktivat e bashkimit europian.

Pas këtyre vërejtjeve nga partnerët ndërkombëtar, komisioni parlamentar i ekonomisë përmes një marrëveshje mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës vendosi ta tërheq draftin nga votimi në minutat e fundit.

Që nga ajo kohë Ministria e Financave dhe komisioni i ekonomisë kanë zhvilluar konsultime intensive me ekspertët e bashkimit europian për të adresuar shqetësimet e brukselit dhe drafti I rishikuar pritet të votohet këtë të hënë, sipas variantit të dakortësuar me Komisionin Europian./Tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI QIME NË FYTYRË? Ja si ti largoni me 3 përbërës për 15 minuta
Previous article LIVE/ Starton sfida Bylis-Kukësi

F.autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT