• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË NDER TË PROTESTUESVE/ Hong Kongu fsheh edhe një memorial për protestat e Tiananmenit
Home
Nderkombetare

NË NDER TË PROTESTUESVE/ Hong Kongu fsheh edhe një memorial për protestat e Tiananmenit

29 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Hong Kong është fshehur një nga memorialët e fundit publikë për ata që janë vrarë në protestat e Tiannamenit.

Kaligrafia – e pikturuar mbi një urë – ka nderuar protestuesit pro-demokracisë, të cilët janë vrarë nga autoritetet kineze në Pekin më 1989.

Ky memorial është fshehur me metal të shtunën nga Universiteti i Hong Kongut, i cili e ka konsideruar punën si mirëmbajtje rutinore.

Mirëpo fshehja e memorialit vjen në kohën kur Pekini ka rritur shtypjen ndaj disidentëve politikë në Hong Kong.

Hong Kongu ka qenë një prej vendeve të pakta në Kinë, në të cilin janë lejuar nderimet publike për protestuesit e Tiannamenit.

Masakra në Sheshin Tiananmen ka ndodhur pas protestave masive, në të cilat është bërë thirrje për më shumë liri politike.

Mijëra persona kanë protestuar me javë në shesh, mirëpo në qershor të vitit 1989, ushtria ka ndërhyrë me armë zjarri.

Qeveria kineze ka thënë se 200 civilë dhe disa zyrtarë të sigurisë kanë vdekur, mirëpo të dhënat tjerat tregojnë për qindra e deri në 10,000 viktima.

Prej kur Kina ka rikthyer Hong Kongun, ajo ka hequr të gjitha elementet që shprehin kritika ndaj Partisë Komuniste në këtë qytet.

Muajin e kaluar është hequr edhe një statujë e famshme në Universitetin e Hong Kongut – Shtylla e Turpit.

Më herët gjatë këtij muaji, një aktivist pro-demokracisë në Hong Kong është burgosur për organizim të një takimi për të përkujtuar shtypjen në Sheshin Tiananmen.Autoritetet e Hong Kongut kanë ndaluar organizime të tilla në dy vjetët e fundit, duke cituar kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit – ndonëse aktivistët kanë akuzuar autoritetet lokale se i janë nënshtruar presionit të Pekinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO E NJIHNI/ Beniada ndryshon look, kthehet në brune. Ja kë imiton
Previous article I GJITHË FISI NË KULTIVIM KANABISI/ Arrestohen pas 3 vitesh hetime. Kush është “koka” e bandës dhe si funksiononin

s.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT