Gjatë takimit të sotëm që është duke zhvilluar me banorët dhe bizneset në qytetin e Vlorës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve. Ata e kanë paralajmëruar që të mos gënjej dhe pasi të marrë karrigen t’i lërë në harresë.
“Ne na gënjyet dhe ju prap nuk e di, duhet të vini fuqishëm për ne dhe për ju. Sa merrni karriget ju hajde t’ju kapësh pastaj. Koha do ta tregojë nuk e di.”-tha qytetarja.
Ndërsa, kryedemokrati i tha që kjo gjë s’ka për të ndodhur, pasi sipas Bashës nëse ai nuk do t’i mbajë premtimet nëse vendoset kryeministër, atëherë ai vetë do largohet.
/AlpeNews.al