Mursia, fshati i ndërtuar mbi një kodër të ulët, e rrethuar me male, fusha dhe liqen. Ndodhet 20 km nga qyteti i Sarandës dhe 7 km nga qyteti i vjetër i Butrintit. Gjithashtu 8 km nga kufiri me Greqinë, në Qafë Botë.
Në Mursi realizohen veprimtari të ndryshme, zhvillim tepër të suksesshëm kanë prodhimet bujqësore, klima dhe banorët punëtorë të fshatit kanë realizuar mbjelljen dhe prodhimtarinë e shumë parcelave me manderina, portokajë dhe limona, dhe jo vetëm.
Kultura e fshatit është larmishme, organizohen aktivitete të fushave të ndryshme, folklorike, rituale fetare për të cilat janë tre kisha të cilat iu përkasin kohërave jo të njëjta dhe sigurisht ” Festa e mandarinës”.
Një ditë në Mursi bëhet edhe më e plotë me një shëtitje anës së liqenit, i cili plotëson imazhin e përsosur për një ditë fantastike. Sidomos në këtë stinë që aroma e mandarinave dhe frutave të tjera e bën atmosferën shumë entuziasmuese. E për një mbyllje ideale të ditës dielli perëndon aq këndshëm duke i lënë radhën hënës të ndriçojë rrugët dhe të pasqyrohet në liqenin e fshatit.
/Rreth e Rrotull Shqipërisë