• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE MUND TA BËJMË KËTË”/ Refreni i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor…
Home
Nderkombetare

“NE MUND TA BËJMË KËTË”/ Refreni i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor…

27 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

“Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” – ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit në vitin 2015, atëkohë kancelare e Gjermanisë. Me të, shprehte vendosmërinë e saj për t’iu hapur dyert imigrantëve – shumë prej të cilëve iknin nga lufta në Siri, e të tjerët nga Afrika e Veriut, Iraku e Afganistani.

Më 2015 dhe 2016, mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në Gjermani dhe rreth 800.000 në pjesë të tjera të Evropës, duke shënuar kështu lëvizjen më të madhe të popullsisë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.Një studim i publikuar në korrik nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik gjeti se shkalla e punësimit të imigrantëve në Gjermani në vitin 2022 ishte 70% – dukshëm më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të BE-së.

Me rritjen e së djathtës ekstreme ndër vite dhe pas disa sulmeve të kryera nga imigrantë të dyshuar, Gjermania sot ka ligje më të ashpra për azilin dhe kontrolle në të nëntë kufijtë e saj tokësorë.

Në margjina të një samiti të BE-së, javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Qeveria e tij është duke luftuar me sukses imigracionin e paligjshëm.

“Në muajt e fundit, Gjermania kishte gati 50% më pak kërkesa për azil, krahasuar me një vit më parë, dhe dëbimet vazhduan gjithashtu”, tha Scholz.

Gjermania s’është e vetmja. Kontrolle në kufij vendosën edhe shtete të tjera, si Austria, Franca, Danimarka, Sllovenia etj., edhe pse bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

Si arsye, shumë prej tyre përmendën kërcënimet terroriste dhe sistemet e mbingarkuara të azilit. Polonia, në anën tjetër, paralajmëroi se do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, pasi Finlanda më herët mbylli të gjithë kufirin me Rusinë, për shkak të azilkërkuesve.

Italia, ndërkohë, zgjodhi edhe një rrugë tjetër, duke hapur dy qendra imigrantësh në Shëngjin dhe në Gjadër të Shqipërisë, në të cilat planifikon të mbajë burra që kapen në ujërat ndërkombëtare, derisa përpiqen të kalojnë nga Afrika në Evropë.

Atje do të përpunohen vetëm aplikacionet e njerëzve nga vendet që Italia i konsideron të sigurta – në total 21 syresh. Ndaj, shumica pritet të refuzohen – ata që pranohen, çohen në Itali, të tjerët riatdhesohen.

Kështu kërkon marrëveshja që kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nga e djathta ekstreme, bëri me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, vitin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 61-VJEÇARI U GJET PA SHENJA JETE NË RRUGË NË KORÇË/ Policia: Dyshohet se ndërroi jetë nga...
Previous article NGA HITHRAT TEK AVOKADOT/ Cilat ushqime ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë?

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT