Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts të martën ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare në Londër.
Lajmi u publikua nga Bernard Doherty, i cili tha “se Watts, ndërroi jetë në një spital në Londër, në praninë e familjarëve të tij”.
“Charile ishte një bashkëshort, baba dhe një gjysh i dashur, gjithashtu si anëtar i The Rolling Stones, ishte një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”, tha Doherty.
Një zëdhënës i artistit kishte njoftuar në fillim të muajit gusht, se ai nuk do të merrte pjesë në turneun e grupit në SHBA, i cili ishte planifikuar të mbahej në vjeshtë për arsye shëndetësore.
“Charlie i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm, por mjekët e tij mendojnë se ai duhet të pushojë”, tha zëdhënësi i tij në atë periudhë.
Watts ka qenë anëtar i Rolling Stones që nga viti 1963.


