Një zonë e pyllëzuar, me shkurre të larta, larg shtëpive të banimit. Ky është vendi ku u gjet e djegur makina që dyshohet të jetë e autorëve të plagosjes së Ardian Çapjas në Elbasan.
Ndonëse nuk ka ende një informacion të saktë nga policia për çfarë ka ndodhur paraditen e sotme, në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja, duken forca të shumta policie që kryejnë hetimet në vend, oficerë të krimeve dhe prokurori për të mbledhur çdo provë të mundshme.
Siç duket dhe nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Dyshohet se makina ka pasur lëndë plasëse brenda dhe se targat ishin të vjedhura.


