Nëse mendoni se jemi në dimër dhe askush nuk do të donte të provonte temperaturat e ulëta duke u larë në det gaboheni!
Ka dhe nga ata guximtarët që pasionin e zhytjes në ujë pse jo dhe të peshkimit në këto muaj të ftohtë e praktikojnë edhe në dimër.
I fundit që e ka bërë këtë ‘çmenduri” është pikërisht aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj.
Genti njihet për pasionin e zhytjes në ujërat e jugut të Shqipërisë, dhe jo vetëm.
Dje Genti na ka treguar se nuk është kaq ftohtë, duke sfiduar të gjithë me zhytje në det.
Për të gjithë ata që nuk e besojnë Genti ka shpërndarë edhe një video për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Epo, Genti na dha një ide të mirë.
Sapo u hap sezoni turistik ne Palase 😂😂😂 #13janar #spearfishing
Posted by Gentian Zenelaj on Saturday, January 13, 2018


