• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË LUPË GRABITËSIT E BANKAVE/ Analizohen grupet kriminale të ngjashme me Rinasin dhe ka…
Home
Breaking News

NË LUPË GRABITËSIT E BANKAVE/ Analizohen grupet kriminale të ngjashme me Rinasin dhe ka…

19 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

10 ditë nga grabitja e Rinasit, nga ku u rrëmbyen mbi 5 milionë euro, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka analizuar dhe ka bërë profilin e tre grupeve kriminale të cilat janë të specializuara në grabitjet e dhunshme.

Por, me gjithë analizën, nuk ka asnjë të identifikuar përveç Admir Muratajt, i cili ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Duke u nisur nga mënyra se si u krye grabitja e fundit në aeroportin e Rinasit, prokurorët po përpiqen që të gjejnë ngjashmëri me episode të tjera vjedhjesh të dhunshme të kryera në Shqipëri vitet e fundit. Një ndër to është edhe grabitja e gati 1 milion eurove gjatë vitit 2016 brenda aeroportit, për të cilën vazhdon të jetë në kërkim Aleks Pepa dhe janë nën hetim edhe dy të tjerë.

Për mënyrën se si ka vepruar grupi i tij shikohet një ngjashmëri se si është ndjekur me përpikmëri largimi nga aeroporti me një stafetë mjetesh, ashtu siç ndodhi edhe së fundi në Rinas. Të dy grupet kanë përdorur disa makina e madje ishin po aq efikase në llogaritjen e kohës, thotë një burim.

Dyshimet e tjera janë për një grup tjetër në të cilin grabitësi i vrarë Admir Murataj kishte bashkëpunëtor edhe Klement Calën, edhe ky një i shumëkërkuar nga drejtësia që prej vitit 2013, ashtu sikundër ishte edhe Murataj. Klement Cala vazhdon të jetë i lirë dhe ka qenë nën hetim më herët si njëri nga autorët e grabitjes së dhunshme të 3.2 milionë eurove që po transportoheshin drejt Rinasit, një episod i cili kishte në grup edhe ish-komando.

Nën analizë është vendosur edhe banda e babagjyshëve, anëtarët e të cilit veprojnë dhunshëm, por që edhe pse shumë prej tyre janë me dënime të formës së prerë, të tjerë mendohet t’i jenë bashkuar Admir Muratajt, në atë që kriminalistët e quajnë rrjet kriminal, sa herë që anëtarë të grupeve të ndryshme, por jo aq të largëta me njëra-tjetrën, bashkohen për të kryer sulme si ai i fundit në Rinas.

Por, me gjithë dyshimet e forta, do të duhet të mblidhen prova bindëse. Megjithatë, prokurorëve nuk u ka shpëtuar pa analizuar edhe një e dhënë tjetër, sikurse është koha e ngjeshur brenda të cilës u krye grabitja, që rezulton të jetë kryer 15 ditë pasi gjykata kishte shpallur sekuestro të pasurive të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHEN NË SIKLET/ Ja pyetjet që meshkujt kanë TURP t’ua bëjnë femrave (FOTOT)
Previous article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ PARMËS/ Gattuso: Paqueta dhe Romagnoli mund të luajnë...

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT