• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË LIQEN KA GROPA TË MËDHA”/ Dëshmia tronditëse e shefit të zjarrfikëses në Gramsh: 4 viktimat s’dinin not…
Home
Breaking News

“NË LIQEN KA GROPA TË MËDHA”/ Dëshmia tronditëse e shefit të zjarrfikëses në Gramsh: 4 viktimat s’dinin not…

22 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shefi i Zjarrfikëses në Gramsh ka treguar detaje tragjike nga mbytja e 4 personave dje në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Ai tha për mediat se pasi personi i parë ka hyrë për t’u larë dhe nuk rrezikuar të mbytej, kanë shkuar të gjithë me radhë dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Ilir Llapushi tha se në liqen ka gropa që janë hapur në kohën kur u ndërtua HEC-i, ndërsa për ata që nuk dinë not është shumë e vështirë për të dalë.

“Ngjarja është e rëndë. Babai me dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari dhe kanë shkuar me radhë të shpëtojnë njëri-tjetrin, dhe djali i ri. Asnjë prej tyre nuk ka ditur not. Ka pasur disa gropa që janë bërë gjatë kohës kur u bë Hec-i i Banjës. Ato gropa kur futesh menjëherë të zhysin dhe ata kur janë larë, kanë përfunduar në këto gropa dhe duke mos ditur not kanë mbytur njëri-tjetrin. Liqeni është i thellë i gjithë. Dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që dinë not. Ne si shërbim zjarrfikëse kemi qenë këtu dhe dje. Sot nuk erdhëm, qëlloi shumë keq që nuk ishim. Nuk ka nevojë për roje, këtu nuk lahet njeri tjetër. Këtu janë larë, por nuk lahet njeri. Një njeri që nuk di not, nuk duhet të futet për t’u larë, absolutisht jo.”, tha ai.

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË GRAMSH/ Babai i 20-vjeçarit që u mbyt në liqen: Kur nuk m’u përgjigj në telefon, erdha këtu dhe pashë...
Previous article E RËNDË/ U fut për t’u larë në det, ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT