Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim Libofshin si një nga fshatrat e Fierit ku prodhohet verë shumë e mirë, kjo nga vreshtat e shumta të rrushit.
Nëse shkon në Ardenicë, sipër tek antenat, sapo merr të përpjetën, në të majtë të saj, është një rrugë e ngushtë e shtruar me gurë. Mos hezito të zgjedhësh. Futu në të dhe ec deri në fund.
Pas 3 minutash do gjendesh në një plantacion të tërë vreshtash që ka veshur gjithë faqen e kodrës poshtë Manastirit të Ardenicës, deri poshtë tek liqeni i Libofshës. Është një pamje mahnitëse, përrallore!
Kjo është ferma e Dritan Priftit, një djalë nga Libofsha, që sot jeton midis Londrës dhe vreshtave të Libofshës.
Gjithë sakrificat dhe mundin shumëvjeçar i ka derdhur në këto vreshta! Të gjithë faqen e kodrave, poshtë Manastirit, gati 12 ha, e ka shndërruar të tërën në vreshta të mrekullueshme, të punuara të gjitha qilizëm.
Nuk është rrush i zakonshëm por varietet: merlot dhe kabërnet savinjo.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga vreshtat në Libofsh.
Nuk është rrush i zakonshëm por varietet: merlot dhe kabërnet savinjo.
Nga këto vreshta ai prodhon verën e Libofshës “Albanica”, një brand i vërtetë i verës shqiptare që tregtohet pothuajse e gjitha në tregun e huaj. Kështu që fermës së tij, nuk mund t’i mungojë kantina e përpunimit të këtij rrushi të mrekullueshëm, të ngopur me diell dhe vend të bekuar.
Që nga ferma e Albanikës i shikon dhe i ndjen të gjitha: perëndinë, aromën e pishave, vreshtave dhe luleve, deri tek jodi i detit! Është një shtëpi ilaç: ilaç shpirti, shijeje, syri dhe shëndeti!
Përgatiti: AlpeNews.al