• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NË KULMIN E SEZONIT TURISTIK/ Tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%
Home
Ekonomi

NË KULMIN E SEZONIT TURISTIK/ Tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%

4 August, 2022 s.autor Ekonomi

Tregtarët e pijeve freskuese kanë lajmëruar këto ditë tregtarët e pakicës se do të rrisin çmimet e produkteve këtë muaj.

Linjat e pakicës janë njoftuar se, rritja e çmimeve do të jetë 10-20% për lloje të ndryshme të paketimeve.

Rritja më e madhe do të jetë për lëngjet e frutave në kanaçe, që do të kushtojë 80 lekë nga 60 lekë që shiten aktualisht. Rritje është lajmëruar edhe në pijet e tjera freskuese.

Vendi është në kulmin e sezonit turistik dhe kërkesa për pije freskuese shënon rritje jo të zakontë edhe për shkak të temperaturave të larta. Grosistët po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të transferuar kostot e rritura të lëndëve të para gjatë këtij viti.

Vala e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve nuk po ndalet. Këto ditë kompanitë e prodhimit të bulmetit rritën njëkohësisht çmimet e produkteve kryesore të qumështit dhe kosit, teksa në tregu po përballet me krizë të furnizimit me djathë.

Prodhuesit e pijeve freskuese kanë pohuar këto ditë, se kostot e prodhimit janë rritur me nga 15-20%. Por ndërkohë tregu i këtyre produkteve po përballet me krizë të shumëfishtë që po vjen nga kostot e lëndëve të para dhe rënia e konsumit dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit nga emigracioni i lartë i moshave të reja që janë konsumatorët kryesorë të pijeve freskuese. Ikja e njerëzve krijon deficit të menjëhershëm në konsum, i cili po reflektohet jo vetëm tek pijet freskuese, por tek të gjitha produktet e tjera.

Gjithashtu prirja për t’u ushqyer shëndetshëm po ndikon negativisht tek konsumi i pijeve freskuese të cilat kanë në përbërje të tyre sheqer të shtuar. Kjo tendencë është rritur meë tej pas pandemisë Covid-19.

Grupi AGNA është detyruar të shtrenjtojë çmimet e pijeve freskuese këtë vit nga 6 deri në 10% më herët ketë vit. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se shtrenjtimi i çmimeve ka tkurrur konsumin, ndërsa pritshmëritë e stinës së verës nuk janë të kënaqshme.

Çmimet janë rritur edhe nga kompania Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS. “Duke iu referuar vetëm të dhënave numerike, rritja e kostove të prodhimit me 18%, krahasuar me rritjen që pësuan produktet tona me vetëm 6,5%, kuptojmë një hendek prej 11,5% që u mbulua tërësisht nga kompania.

Një boshllëk i mbushur me humbjen e rentabilitetit nga ana e CCBS, e cila vendosi, sipas politikës së kompanisë, të mos spekulojë mbi spekulime, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, duke ruajtur përdoruesin përfundimtar”, shpjegoi pak ditë më parë për Monitor, presidenti i kompanisë CCBS, Luca Busi. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 7-VJEÇARES/ Sot mbahet protestë në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave
Previous article ÇFARË NDODHI? Përleshje masive në rrugë në Sarandë. Qytetari filmon nga ballkoni

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT