Fshati Brekije ndodhet në qytetin e veçantë të Kukësit. Rrethuar nga malet e bukur e të lartë formohet një peizazh si në kartolina.
Shtëpitë e vogla e të ulta në afërsi të njëra- tjetrës duken si të pikturuara nga një dorë artistike që do të paraqesë një pikturë të thjeshtë dhe plot ndjenja paqësore.
Midis vjshtës dhe dimrit, midis gjetheve të rëna dhe të ftohtit të ndjeshëm shfaqet një fshat i mrekullueshëm për disa momente të ngrohta në shtëpitë mikpritëse të banorëve. /Rreth e Rrotull Shqipërisë