• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KOMISARIAT PËR EKZEKUTIMIN E EVEREST CAKA/ Mirjan Asllani: Po më shkatërrojnë jetën dhe familjen. Ja me çfarë merreshim në Spanjë
Home
Aktualitet
Kronikë

NË KOMISARIAT PËR EKZEKUTIMIN E EVEREST CAKA/ Mirjan Asllani: Po më shkatërrojnë jetën dhe familjen. Ja me çfarë merreshim në Spanjë

25 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mirjan Dedja Asllani, i shoqëruar disa herë në polici për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Everest Cakës në Elbasan, i bën thirrje policisë të zbardhë ngjarjen, pasi duke e akuzuar padrejtësisht sikurse pretendon, po i shkatërrohet jeta atij dhe te familjes, dhe po futet në konflikt me familjen e viktimës.

Ai pranon se kishte miqësi me viktimën, porse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Mirjan Dedja shprehet se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu nuk gjen drejtësi. Mes të tjerash, ai rrëfen edhe detaje mbi ekzekutimin në Molembek të Belgjikës të Arjan Spahiut, djali i tezes së Everest Cakës….

Intervista e plotë:

Mirjan a keni patur ju njohje me shtetasin Everest Caka?

Po. Kam pasur njohje. Njohje shumë të gjatë. Kam jetuar me vëllain e Everestit, Noçen, në Spanjë, në Tarragona. Pasi e kanë vrarë Noçen në Spanjë, atëherë kam bërë letrat spanjolle dhe jam kthyer në Shqipëri.

Kohët e fundit a ishit takuar me Everestin, si në Spanjë apo edhe në Shqipëri?

Jo, unë jam takuar para 2 vitesh me Everestin ne Spille.

Në Spanjë kishit kontakte me të?

Jo s’kam patur kontakte fare me Everestin. Vetëm jemi përshëndetur, sa herë që jemi takuar në Elbasan.

Ditët përpara se të vritej keni kontaktuar me të?

Jo.

Mbrëmjen që u ekzekutua ku keni qenë?

Kam qenë në Tiranë gjithë kohën. Ne orën 8 pa 20 kam qenë në shtëpi. Në 22:00 të mbrëmjes erdhi i plotëfuqishmi i lagjes më ka thirrur, duhet të vish patjetër në komisariat për një sqarim. Sipas procedurave të policisë shkova në Komisariat dhe më mbajten 32 apo 33 orë.

Më pas ju liruan?

Nuk më liruan.

Çfarë ndodhi?

Më vunë prangat dhe aty më kapi paniku dhe mesa munda ika nga komisariati.

Nga cili ambjent?

Nga dhomat ku merren në pyetje, ku bëhen padira.

Ju kanë thirrur sërish?

Po shkova prapë, pas 2 ditësh qëndrova një orë. Pas 2 ditësh të tjera më thirrën prapë dhe më mbajtën prapë 9 orë. Pas 9 orësh me liruan dhe s’më kanë thirrur më.

Çfarë kërkonin hetuesit të dinin prej jush?

Më pyesnin për itinerarin, ku ke qenë. Ua tregova me detaje. Unë kam dhe telefononin dhe ky nuk gënjen. I lutem prokurorisë të marrë vendndodhjen e telefonit tim, ku kam qenë, ku kam folur dhe me kë kam folur. Dua të jem i pastër në këtë ngjarje. E kam shok Everestin dhe më vjen keq dhe për familjarët e Everestit për cfarë ju ka ndodhur. Dua vetëm të vërtetën. Ta zbardhin ngjarjen. Prokuroria, policia e shtetit ta zbardhë ngjarjen një orë e më parë dhe unë të jem i qetë, të mos kem asnjë barrë në kurrizin tim. S’dua që opinioni të mendojë asgjë të keqe për mua, unë i kam të gjithë shok e miq ne Elbasan, i kam shokë e miq të gjithë.

I trembeni një hakmarrje të mundshme nga familja Caka?

Nuk i trembem askujt. Sepse jam i pafajshëm për këtë ngjarje. Dhe i kam miq dhe nuk di cfarë të shpreh më tjetër. Cdo gjë që bëhet ne Elbasan vetëm mua më thërrasin në polici. Vetëm për këtë dua të shfajësohem. Dua të më lërë rehat policia e Elbasanit, asgjë tjetër s’po kërkoj. Për cdo ngjarje që ndodh në Elbasan vetëm familjen Deda marrin, mua të parin.

Ju keni qenë i dyshuar për ndonjë vepër penale?

Kam qenë i dyshuar, i kam paguar ato që kam kryer dhe kaq.

Për cfarë?

Për plagosje dhe armëmbajte.

Ju keni dyshime se duke u përfolur emri juaj në media dhe duke iu thirrur policia si person që mund të keni dijeni ata mund të ngrejnë gishtin akuzës apo të kenë dyshime tek ju si ndaj jush?

S’besoj të jenë akuza ndaj meje. Ato i dinë shumë mirë nga i vijnë problemet e tyre. Për mua ata s’kanë asnjë akuzë. Por thjesht doja të bëja që të shfajësojavetëm time dhe gfamiljarët e mi, që të rrinin të qetë familjaerët e mi, babai im 83 vjec dhe motrat e mia.

Ju mohoni katogorikisht të keni lidhje me këtë ngjarje?

Nuk kam asnjë lidhje, me asnjë ngjarje që ka ndodhur në Elbasan.

Mirjan ju do të vijoni të qëndroni në Shqipëri apo do të largoheni?

Do të largohem një orë e më parë.

Përse?

Sepse këtu s’ka drejtësi. Jam bërë si tabelë qitje në Elbasan dhe më marrin në komisariat. Në Elbasan vetëm me akuzojnë me marrin në polici.

Me çfarë merreni në Spanjë?

Me punë të ndryshme. Shef kuzhine..ndihmës shef kuzhine.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E QUAJTI IBRAN "SULMUES TË NDYRRË"/ Njihuni me “njeriun e armatosur”, portierin e ri të Milanit
Previous article DËSHTIMI NË CHAMPIONS DHE NË LA LIGA/ E ardhmja e Zidane dhe revolucioni, java vendimtare për Real Madrid

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT