Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për mjekim dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.