Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë feston sot ditëlindjen e saj të 49-të.
Kjo është ditëlindja e parë e ambasadores Kim në Shqipëri, e në të njëjtën kohë e para ditëlindje në kohën e një pandemie globale që ka detyruar qindra-miliona njerëz në mbarë botën të vetë-izolohen.
Ambasadorja Kim mori zyrtarisht detyrën në 22 janar.
Yuri Kim ka lindur në 1971 në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.
Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane dhe ka qenë pjesë e stafit të disa presidentëve amerikanë. Newsbomb.al i uron gëzuar ditëlindjen ambasadores Kim.