• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KERKIM TË SUEL ÇELËS? RENEA ‘zbarkon’ në Elbasan dhe rrethon tregun agroushqimor në pronësi të babait të tij
Home
Breaking News

NË KERKIM TË SUEL ÇELËS? RENEA ‘zbarkon’ në Elbasan dhe rrethon tregun agroushqimor në pronësi të babait të tij

7 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

RENEA ka zbarkuar sot në Elbasan, ku ka zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve. Aksioni në fjalë është zhvilluar pak minuta më parë, ndërsa zona përreth tregut të fruta-perimeve është rrethuar.

 Forcat Speciale RENEA kanë “rrethuar” pasditen e sotme tregun Agroushqimor të Elbasnit, në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çeles (ky i fundit në kërkim). Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 4 persona, por mbetet e paqartë se për kë bëhet fjalë.

Operacioni është në vijim e sipër, e ndërsa ka dyshime se RENEA ka shkuar për kontroll se aty mund të fshihet Suel Çela, në kërkim që pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Kush është Suel Çela 
Suel Çela është një nga personat më të kërkuar!  Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkepunetori i drejtesise  Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.

Si ndodhi përplasja në 18 shtator 2027
Përplasja në Tregun Agro-Ushqimor ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Mirëpo, në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor. Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ Jeta e varfër mes gurëve të çmuar. Valmira, vajza që punon me firmat e luksit në Tiranë
Previous article "KY ËSHTË LUIZI IM"/ Oriola Marashi poston foton krah stilistit italian dhe shpreh mbështetjen për banorin e BBVIP

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT