Edhe pse aksidentale, janë të shumta vdekjet në të cilat të rinjtë shqiptare kanë humbur jetën teksa po punonin, mblidhnin skrap për të nxjerrë bukën e gojës.
Rasti më i fundit ishte ai i sotmi, ku një 27 vjeçar humbi jetën pasi e zuri poshtë kërkuesi i skrapit.
Çfarë ndodhi sot:
Një person humbi jetën kurse një tjetër u plagos rëndë, ndërsa ishin duke nxjerrë skrap. Ngjarja ndodhi në ndërtesën e ish-Uzinës së Laçit.
Sipas të dhënave të para mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.
Viktima është Drilon Lamaj, 27 vjeç, kurse i plagosur Dashamir Hajha, 28 vjeç, mori plage të rënda dhe u dërgua në spital.
Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit. Aksidente të tilla aty ka patur edhe vitet e kaluara.
26 vjeçari po mblidhte skrap, e zë masivi i dheut dhe vdes
Një i ri, 26 vjeç humbi jeten në lagjen Shkozë të Tiranës. Ai po kërkonte për skrap kur u zu nga një masiv dheu, tha policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.
Siç tregojnë edhe fotot vendi ku ndodhi vdekja aksidentale është kantier ndërtimi, aty po ndërtohet unaza e madhe e Tiranës.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se të riun e ka zënë poshtë një masiv me skorje që përdorej për kaldajen e ish-uzinës dhe jo masiv dheu. 26 vjeçari, pjesëtar i komunitetit rom nuk dihet se çfarë kërkonte në një kantier ndërtimi, kur aty vazhdon puna për ndërtimin e rrugës. “Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave”, tha policia.
Tritol bunkerit për skrap, humb jetën 24 vjeçari
Humb jeten duke mbledhur skrap. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ne Bulqize dhe mesohet se viktime ka mbetur nje i ri 24 vjecar.
Sipas te dhenave te para mesohet se viktima eshte identifikuar si shtetasi Vilson Gjokola.
Ai dyshohet se i ka vene lende plasese nje bunkeri, per t’i hequr me pas telat. Si pasoje e shperthimit, i riu ka humbur edhe jeten.
I riu humb jetë, dy kushërinjtë plagosen
Nje i ri ka humbur jeten dhe dy te tjere ka e njejta familje kane mbetur te plagosur pas shperthimit te nje granate, teksa ata ishin duke mbledhur skrap ne nje repart demontimi.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e quajtur Mali Zgare ne fshatin Tokez te Librazhdit, pak kohe pasi tre kusherinjte kishin nisur te mblidhnin skrap.
Viktima eshte identifikuar si shtetasi Arben Dosku, 21 vjec, nderkohe qe jane plagosur lehte dy familjaret e tij me iniciale L.D dhe A.D.
Mesohet se vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qene rapart demontimi dhe nuk ka pasur piketime qe te tregonin se vendi kishte rrezik.
Mblidhte skrap në ndërtesën e lartë. Bie aksidentalisht dhe vdes 21 vjeçari
Një 21-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në godinën e ish-metalurgjikut në qytetin Elbasanit, pasditen e sotme.
Viktima është shtetasi, Enea Muço, ndërsa mësohet se ai po përpiqej të nxirrte skrap nga ndërtesa e ish-metalurgjikut kur në rrethana të paqarat ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.
Fillimisht 21-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa me makina të rastit është nisur drejt spitalit të Elbasanit.
I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë palagëve të marra teksa ka humbur jetën gjatë rrugës.
/AlpeNews.al





