• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KËRKIM SI PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL/ Në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

NË KËRKIM SI PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL/ Në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

2 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në qytetin e Fierit. Në kuadër të operacionit ‘Transportuesi’, Policia e Fierit njofton se vuri në pranga 34-vjeçarin Klaus Muça, i cili kërkohej nga autoritetet e vendeve fqinje si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas informacioneve, Muça kishte rolin e transportuesit të drogës në këtë grup kriminal.

“Fier/Finalizohet brenda 24 orëve, një tjetër operacion policor për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier gjatë operacionit policor të koduar “Transportuesi” dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN RAKETAT MBI UKRAINË/ 15 persona të vdekur, mes tyre 4 fëmijë, SHBA ngre alarmin
Previous article ELSEID HYSAJ LË PAS PROBLEMET ME LACION/ Futbollisti në pushime luksoze, “arratiset” së bashku me familjen

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT