• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KËRKIM PËR DROGË E VRASJE/ 22 u arrestuan jashtë gjatë 2023, 11 u ekstraduan! Lista kryesohet nga Dritan Rexhepi e Laert Haxhiu
Home
Uncategorized

NË KËRKIM PËR DROGË E VRASJE/ 22 u arrestuan jashtë gjatë 2023, 11 u ekstraduan! Lista kryesohet nga Dritan Rexhepi e Laert Haxhiu

14 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë, Uncategorized

Dritan Rexhepi është i shumëkërkuari i fundit i arrestuar jashtë vendit, por jo i vetmi i kapur këtë periudhë. 22 shqiptarë që kanë kryer krime brenda vendit janë arrestuar gjatë vitit 2023 nga partnerët ndërkombëtarë.

Por megjithëse janë kapur nga policitë e huaja, sjellja e tyre në Shqipëri duket e vështirë pasi burime të Policisë së Shtetit thanë për Report Tv se vetëm gjysma e tyre janë ekstraduar deri më tani në Tiranë.

Pjesa tjetër aktualisht janë në fazë të shqyrtimit të kërkesës për ekstradim në gjykatat e vendeve ku janë kapur. Në anën tjetër, Shqipëria përgjatë këtij viti ka arrestuar 45 persona që kërkohen nga autoritetet e huaja dhe deri më tani janë ekstraduar 30 prej tyre.

Vetëm për 1/3-ën po vijojnë procedurat nëpër gjykata për lejimin ose jo të ekstradimeve. Raporti i arrestimeve është dyfish më shumë të kapur brenda vendit se sa jashtë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve që kërkohen kryesisht nga Italia, Spanja, Belgjika, Holanda dhe Britania e Madhe janë nën akuzë për trafik droge, por nuk mungojnë edhe ata për vrasje.

Viti 2023 konsiderohet i suksesshëm për policinë, pasi në bashkëpunim me Interpol dhe autoritetet e vendeve partnere janë vënë në pranga eksponentë të rëndësishëm të krimit të organizuar.

Shqipëria është në pritje të disa ekstradimeve “të mëdha” në muajt në vijim. Gjatë këtij muaji në Britani të Madhe vendoset fati i ekstradimeve të grupit të bashkëpunëtorëve të vrasjes së Ardian Nikulajt. Në Marok për të njëjtën ngjarje i arrestuar është Ruben Saraiva, në rolin e ekzekutorit, por deri më tani autoritetet shqiptare asgjë nuk e kanë të qartë nëse do lejohet ekstradimi i tij. Jo më pak i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi për Laert Haxhiu, i kërkuar për dhjetëra ngjarje kriminale.

Në fillim të vitit u arrestua Dritan Shkëmbi në Abu Dhabi, i kërkuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por në këtë rast pak shpresë u mbeten autoriteteve tona, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë në mënyrë permanente ekstradimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT/ Rama: Numri i përhapjes së gjysmë të vërtetave, të tmerrshme. Do vijnë...
Previous article VRASJA E ALEKS NIKËS NË 21 JANAR/ Gjykata e Strasburgut: E vrau shteti dhe nuk zbardhi krimin! Të bëhet hetimi dhe të dënohet fajtori

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT