• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE KEMI KALUAR JETËN DUKE U PËRBALLUR ME SFIDA”/ Ahmed al-Sharaa: Mbrojtja e druzëve është prioritet
Home
Nderkombetare

“NE KEMI KALUAR JETËN DUKE U PËRBALLUR ME SFIDA”/ Ahmed al-Sharaa: Mbrojtja e druzëve është prioritet

17 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzë dhe të drejtave të tyre është “prioritet”, derisa Izraeli u zotua se do t’i shkatërrojë forcat qeveritare siriane që po sulmojnë druzët në jug të Sirisë.

Në fjalimin e tij të parë televiziv pas bombardimeve të fuqishme izraelite mbi Damask të mërkurën, Sharaa iu drejtua druzëve të enjten duke thënë se “ne e kundërshtojmë çdo përpjekje për t’ju tërhequr në duart e ndonjë pale të jashtme”.“Ne nuk jemi nga ata që tremben nga lufta. Ne e kemi kaluar jetën duke u përballur me sfida dhe duke mbrojtur popullin tonë, por kemi vendosur interesat e sirianëve para kaosit dhe shkatërrimit”, tha ai.

Ai shtoi se populli sirian nuk ka frikë nga lufta dhe se është i gatshëm të luftojë nëse rrezikohet dinjiteti i tyre. Sulmet ajrore izraelite shkatërruan një pjesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë dhe goditën pranë Pallatit Presidencial, pasi Izraeli u zotua se do t’i “shkatërrojë” forcat qeveritare që po sulmojnë druzët në jug të Sirisë dhe kërkoi tërheqjen e tyre.

Bombardimet shënuan një përshkallëzim të madh nga ana e Izraelit kundër administratës së udhëhequr nga Sharaa. Ato ndodhën pavarësisht afrimit të Sharaas me SHBA-në dhe kontakteve të administratës së tij me Izraelin në fushën e sigurisë.

Duke përshkruar sundimtarët e rinj të Sirisë si xhihadistë të maskuar dobët, Izraeli tha se nuk do t’i lejojë ata t’i zhvendosin forcat në jug të Sirisë dhe është zotuar se do ta mbrojë pakicën druze në këtë pjesë të vendit nga sulmet, pasi u nxit edhe nga thirrjet e pakicës druze brenda vetë Izraelit.

Të mërkurën, zyrtarë të Qeverisë siriane dhe udhëheqës të pakicës fetare druze shpallën një armëpushim të ri pas luftimeve disaditore. Autokolonat e forcave qeveritare filluan të tërhiqen nga qyteti i Suveidës, por nuk është ende e qartë nëse marrëveshja e re e shpallur nga Ministria e Brendshme e Sirisë dhe nga një udhëheqës fetar druz përmes një video-mesazhi -do të zbatohet.

Një armëpushim i mëparshëm i shpallur një ditë më parë dështoi shumë shpejt./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN MASA TË RREPTA SIGURIE/ Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit për ekzaminime! E shoqërojnë 30 Forca Speciale të Policisë së Burgjeve
Previous article VIJON NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ Dështon për herë të 48-të konstituimi i Kuvendit

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT