Në rrethin e qytetit Delvinë dhe 28 km larg nga Saranda gjendet fshati i vjetër dhe i bukur i Kalasës. Kalasa është një fshat kodrinor, ku vizita në të ofron një pamje magjepsëse. Kryesisht këtë mbresëlënie e mundëson lumi që përshkon pikërisht në qendër të fshatit me rrjedhën në fshatin fqinj Tatzat.
Dallohet për kalatë e shumta në kohën e shkuar, por edhe në ditët e sotme disa prej tyre i kanë mbijetuar viteteve. Ku prej tyre mbart edhe emrin “Kalasë”. Mikpritja e banorëve vazhdon po njësoj si dikur, të sjellshëm, miqësor dhe dashamirës.
Ndonëse infrastruktura nuk është shumë e favorizueshme, kjo nuk bëhet “pengesë” që shumë familje të kthehen herë pas here në vendlindjen e tyre dhe së bashku të marrin edhe vizitorë nga vende të ndryshme. “Një mrekulli e fshehtë, ku çdo detaj të lidh më shumë me fshatin.
Gjelbërimi i pakrahasueshëm, kafshët, aroma e luleve, shija fantastike e gatimeve tradicionale, freskia e lumit dhe peizazhi që krijon, njerëzit plot entuziasëm janë ngrohtësia dhe lumturia që merr pas vizitimit të Kalasës” janë shprehur ata. Dhe sigurisht nuk mbetet pas as vizitimi i burimit të lumit në Tatzat.
Fotot nga fshati dhe nga burimi i lumit e përshkruajnë më së miri, por jo aq sa prezenca në mrekullitë e këtij fshati. Sidomos prag dimri me miq të mirë prane oxhakut me zemrën plot gëzim.
/Rreth e Rrotull Shqipërisë