• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE JU SHFAROSIM”/ Gazetarja “zbërthen” mesazhin e autorëve të atentatit të 3-fshitë në Fushë-Krujë: Një nga armët e përdorura…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NE JU SHFAROSIM”/ Gazetarja “zbërthen” mesazhin e autorëve të atentatit të 3-fshitë në Fushë-Krujë: Një nga armët e përdorura…

18 July, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Atentati në Fushë-Krujë, ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj ka qenë sot temë diskutimi në emisionin “Open” në ‘News24’.

Gazetarja Klodiana Lala teksa tregoi detaje nga ngjarja, ‘zbërtheu’ dhe mesazhin e autorëve të krimit të 3-fishtë, që sipas tij ishte; ne ju shfarosim’. Po ashtu ajo tha se një nga armët e gjetura dhe mendohet se është përdorur nga autorët ishte Pmx.

“Është gjetur sot një automjet i djegur tjetër në mes të Bubqit, që dyshohet se ka lidhje me atentatin. Dje u gjet një Wolsvagën pasat e djegur. Në automjet nuk është konstatuar asnjë mjet i paligjshëm në pamje të parë. Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen. Ngjarja në këndvështrimin tim ishte e pritshme, pasi Brilant Martinaj ishte një personazh me rekorde kriminale, edhe pse nuk është dënuar. Në Nikël është një aks i vështirë. Vetëm shumë afër është bërë një atentat ndaj Marken Hakës. Vendi që zgjodhën autorët, zgjodhën një vend që nuk kishte kamera sigurie. Tamam si në kohën e mafias italiane, ku zgjidhnin kohën me diell, ku ka pak dëshmitar dhe automjete. Nëse do të kishte dëshmitarë, s’do e linin të gjallë. Siç u vra Vatka, ai u ekzekutua dhe jashtë. Ata arritën që të ekzekutonin 3 personat. Një nga armët, është PMX, është një armë e sofistikuar, disponohet nga grupe kriminale apo struktura të shtetit. Kërkon një përgatitje të mirë, nuk mbahet lehtësisht në dorë. Autorët që kanë shkuar të kryejnë krimin, s’kanë pasur vetëm qëllim ekzekutimin, pasi ishin në një vend ku kishte hyrje-dalje. Ka shumë degëzime. Është e studiuar. janë përpjekur të çojnë dhe mesazh; ‘ne arrijmë që t’ju shfarosim të gjithëve’. Është hakmarrje e pastër.

Tjetra ka të bëjë me një pikë tjetër. I kam parë pamjet e para. më kanë ardhur nga një person i imi, ai u gjet 2-3 minuta pas krimit. bëhej fjalë për një automjet që po digjen. Policia kishte shkuar dhe nuk kishte mjete për të shuar zjarrin. Ata ishin vrarë, por nuk do ishin shkrumbuar trupat e tyre. Kam shkuar në vendngjarje, pasi u gjeta jashtë Tiranë. Ishin aq të shumë plumbat, ku gjeta një gëzhojë. Në momentin kur makina pastruese kishin nisur të pastronte vendin, u gjetën”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO ISHTE ÇUDI TË DILTE ME..."/ Gazetari zbardh detaje nga marrja në pyetje e ish-ministrit Beqaj në SPAK
Previous article "POLICIA I NJEH"/ “PMX armë me precizion të lartë që përdoret nga Garda”, Karamuço: Autorët e ekzekutimit në Fushë-Krujë janë...

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT