• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE JEMI TË STRESUAR NGA VETTINGU”/ Çfarë u tha në gjyqin për kontrollorët, zbulohet urdhëruesi i katërt që bëri thirrje për mbylljen e kullës
Home
Breaking News

“NE JEMI TË STRESUAR NGA VETTINGU”/ Çfarë u tha në gjyqin për kontrollorët, zbulohet urdhëruesi i katërt që bëri thirrje për mbylljen e kullës

10 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tre të dyshuarit për shpërdorim detyre në bashkëpunim e kanë mohuar rolin e tyre organizues për të bllokuar fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë, nga kqyrja e mesazheve të lexuara në seancën me dyer të mbyllura del urdhri i një personi të katërt i cili shkruan “ bllokoni kullën”. Mësohet se gjykata ka pyetur tre të dyshuarit se kush është ky person

“Është shtetasi K.D dhe është kontrollor në AÇ/ APP  që është salla për menaxhimin e trafikut ajror”, mësohet të kenë thënë në këtë seancë tre të dyshuarit.

Sipas burimeve gjykata i ka lënë detyrë urgjente prokurorisë ta identifikojë këtë person dhe ta vendosë përpara përgjegjësisë

Për të dyshuarën e parë Flora Ndreca, prokuroria kërkoi në seancë masën e arrestit shtëpiak dhe kjo kërkesë u pranua.

Gruaja ka shpërthyer në lot dhe tha se i kishte falur jetën detyrës që kryente

“Kam një fëmijë të vogël. I kemi dhënë ALBKONTROL-it jetën, por dhe kemi marrë prej tij” u shpreh Ndreca sipas të cilës nuk ka kryer asnjë akt të kundraligjshëm sa kohë sipas saj ishin të stresuar

Por gjykata sipas një burimeve ka komentuar: “Edhe ne jemi të stresuar nga vettingu, por nuk e braktisim detyrën. Përse nuk paralajmëruat për veprimet që do të kryenit dhe përse pas një viti konflikt ju u stresuat të gjithë në të njëjtën ditë?”

Dy të dyshuarit e tjerë  Muhin Mezini dhe Armando Fezga të cilët përfunduan nën masën arrest me burg dhe që dyshohen si më kryesorët, pretenduan se ishin aktivë në komunikimet në “Whats up” për shkak të rolit drejtues në sindikatën e pavarur të kontrollorëve të trafikut ajror

Armando Fegza, sipas burimeve, këmbënguli dhe kujtoi se është Kryetar i Sindikatës  dhe se kishte porositur dhomat për të pushuar stafi i kontrollorëve nga fondi i Sindikatës dhe jo nga xhepi I tij. “Ne vendosëm të pushonim aty në hotel pasi ishim të stresuar” , këmbënguli Fezga që u mbështet edhe nga kolegu tjetër

Gjithnjë sipas burimeve, Muhin Mezini mësohet të ketë thënë se atyre u ka ndryshuar jeta pasi nga paga prej 3 milionë e 600 mijë lekë marrin 1 milionë e 900 mijë lekë.

“Nuk e kemi organizuar ne, – këmbëngulën të dyshuarit,- mesazhet që keni kapur në telefon janë shkruar pasi kemi detyrën e kryetarit dhe sekretarit të sindikatës”

Por pavarësisht këtij qëndrimi, gjykata vendosi masën arrest me burg duke i lënë detyrë prokurorisë të gjejë kontrollorin e katërt.

Kurse Ndreca përfitoi nga fakti se ishte nënë e një fëmije të vogël dhe duhet të qëndronte pranë të miturit.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS ME FJALË TË RËNDA SE..."/ Tha se nuk ka gjë personale me të, por Kristiani thumbon sërish Arjan Konomin (FOTO)
Previous article MAHNITET NGA NDRYSHIMET E KRYEQYTETIT/ Blogeri italian në zbulim të Tiranës: Po jetoni një moment të vërtet lulëzimi

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT