• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE JEMI TË GATSHËM TË…”/ Gjermania kërkon zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën
Home
Nderkombetare

“NE JEMI TË GATSHËM TË…”/ Gjermania kërkon zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën

30 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një zgjidhje politike duhet të arrihet”, u tha Merkel gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

“Sipas mendimit tonë, kjo mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete të negociuar midis palëve në konflikt, e cila merr parasysh parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht”, shtoi ajo.

 

Merkel nënvizoi se arritja e kësaj do të ishte “një proces i gjatë dhe i vështirë”, por do të siguronte një bashkëjetesë në paqe dhe siguri për izraelitët dhe palestinezët.

Shefja e Berlinit zyrtar u zotua gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të zhvillimit ekonomik në territoret palestineze.

“Palestinezët meritojnë një jetesë të mirë në aspektin ekonomik dhe shoqëror. Në këtë kontekst, perspektivat janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik”, shtoi ajo.

Mahmoud Abbas, nga ana e tij, vlerësoi lart Gjermaninë për theksin e saj mbi të drejtën ndërkombëtare dhe mbështetjen që ajo ofron për një zgjidhje politike me dy shtete.

“Ne jemi të gatshëm të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, theksoi ai.

Lideri palestinez kritikoi gjithashtu miratimin nga qeveria izraelite e njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor të pushtuar duke potencuar se ato po dëmtojnë rëndë një zgjidhje të mundshme me dy shtete.

E drejta ndërkombëtare i quan “territore të pushtuara” si Bregun Perëndimor ashtu edhe Jerusalemin Lindor, ndërsa i konsideron “të paligjshme” të gjitha aktivitetet e ndërtimit për kolonët çifutë atje.

Palestinezët i kërkojnë këto territore – së bashku me Rripin e Gazës – për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRTHEN" LUFTËTARI NË MERKATO/ Klubi finalizon pesë blerje brenda ditës, ja emrat
Previous article VJEDHJA ME BILETAT/ Prokuroria kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit

k.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT