Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryetarët e 61 bashkive në Pogradec dy ditë më parë.
Gjekmarkaj në një status në Facebook, e ka quajtur mbledhjen një Plenium , i cili do të mbahet mend Plenumi gjatë si pleniumi ku u identifikuan armiqtë e brendshëm, u shkatërruan të jashtmit dhe u festua plani pesëvjeçar.
Postimi i plotë:
Kronika e Pleniumit të Pogradecit kërkohet me yxhym.
Nëse dikush ma merr per thyerje premtimi që nuk do shkruaj më historira me Babon mos i bëfshin sytë dritë! Nuk e kam thënë këtë por kam premtuar që nga shtatori do me kapë një seriozitet që aman falë i qofshim Zotit duke nderprere kroniken live.
Por ajo që ndodhi në Pogradec ku Babo me stoicizem të madh per 48 ore dha e mori me gjithë zemrekun, mishin dhe yndyren e “Rilindjes” nuk mund të me linte indiferent dhe tu ikja pergjeqësive të mia historike. Si të gjithë ata që merinë e Babos marrin kur zemren i thyejnë, Dritan Leli xhebraili, bëri një xhiro në Spak e më pas ndoqi në Kosovë Presidentin në ikje Ilir Meta.
Mëqënese mu dha rasti perfitoj ti them per hajer Bajramit të Republikes ose Bake xhanit siç e therret Babua me perkedheli i cili sonte e bën sefte. Shyqyr që do ketë kolltukun e vet dhe nuk do ulet më në divanin tresh të Kryeministrisë.
Mbledhja e 81 Partive në Moske askund fare se kishte solemnitetin e asaj të Pogradecit. Të gjithë Kryetaret e dalë nga zgjedhjet pa kundershtar të tre viteve me parë, kerkonin rruge që lidhin fshatrat me njeri tjetrin, secili duke thene se kjo eshte kerkesa me e rendesishme per komunitetin.
Të kepusnin shpirtin me rrefenjat e tyre plot perkushtim. Pellumbi i Selenices i cili i rriti nderen elekuences së vet falë se ciles projektet kishin pushtuar fshanë gjet jehonë tek Babua i cili e ka zgjedhur per oratorinë dhe vlerat e spikatura intelektuale.
Ai i Shijakut nuk e mbajti dot komplimentin qau i uruari nga gezimi. Loti i tij ju duk Babos diamant.
Babo e beri shembull në emulacionin socialist aqësa keshilloi Lalin që në kohë të lirë të marre leksione në Sukth. Mundohu Lali të sjelle Dua Lipe e Rita Orë pak Oksident në Kryeqytet ndersa Babos Shijaku i duhet si Haxhi Qamilit kerthizë e shembullit. Ja Lali sot te Gifoni ku femijet e pyesin ne mos je ti Juda në darken e fundit dhe ai që ju thotë unë jam Shën Pjetri pasuesi që per Babon kokëposhtë varem.
Perpjekjet titanike të Ragip Sulit ranë në sy për stadiumin e Kamzes për inat të Safetit të Kukësit po aq sa floket e lyer bukur, syzet me skelet të hollë dhe një dhëmb ari plot shkelqim.
Prite Xhelen, Ragip se po të vjen si pellumb i shkruar të shpetojë Kamzen e roberuar!
Termeti nuk e zgjati shume , i uroi jetë të gjatë Komandantit nxorri qaforen ja bëri gezuar brram, brram o babam , pa nga tezja e cila u perlot dhe u ul.
Babo mendoi së shpejti të gjithë do e arrijnë Termenë në rezultate e sjellje publike. Babo u ndie mirë se tek Termeti eksperimenti i tij politik ishte identifikuar me suksesin.
Ai qerratai i Beratit kruante mjekrren si push dhe bënte vetem kerkesa , dua këtë e dua atë, Babo u mvrenjt. Dale tha, je këtu për të dhënë llogari more edepsez jo për të me kerkuar. Demo pa brirë futi bishtin ndër shalë dhe u palos.
Babos nuk i kishte pelqyer asgjë nga sa tha e me gjasë Beratnë do e shohë me dylbi në zgjedhjet e tjera.
Babo si edukator i mirë i ka zët cingerimat e telefoneve. E bëri rezil atë të Dimalit, ja muar celularin dhe copa copa ja bëri me shkelma. Po kaq Frides së gjorë që asgjë nuk i ecen mirë që kur Braçe i leshoi mallkimin e Divjakes u urdherua ta sjellë e ta lërë mbi tavolinë. S’ka llafe me Babon i bën terbiet. Tezja kafshonte gjuhen e dhimbja i dukej fisnike. Man


