• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE JEMI GREKË”/ E ëma e Kaçifas: Mallkuar qoftë italiani, që e vendosi kufirin aty ku është sot!
Home
Aktualitet
Kronikë

“NE JEMI GREKË”/ E ëma e Kaçifas: Mallkuar qoftë italiani, që e vendosi kufirin aty ku është sot!

21 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nëna e Konstantinos Katsifas (hero për mediat greke), i cili u vra nga policia shqiptare më 28 tetor 2018, aktualisht ndodhet në Qipro, ku merr pjesë për ngjarjet e përvjetorit të pushtimit barbar turk të vitit 1974.

Vasiliki Katsifa është ftuar në emisionin “Sigma Mesimeri”, prezantuar nga Marina Hatzikosta dhe fillimisht deklaroi se situata në Epirin e Veriut, ashtu si edhe në Qipro, është e ngjashme. “Ne jemi njësoj. Ne jemi grekë të krishterë autoktonë. […] Ne jemi fshatra të pastër Grekë “.

“Fëmija im e donte flamurin dhe kombin. Ai nuk bëri asgjë më shumë se kaq dhe është ekzekutuar padrejtësisht. Flamuri, kombi na takon neve. Gjithçka na përket neve, ne kemi lindur Grekë dhe ne Grekët do të vdesim”, tha ajo.

Zonja Vasiliki tha që Konstantinos ishte sfiduar nga një oficer policie shqiptar, i cili po e kërcënonte me një pistoletë. “Fëmija im nuk bëri asgjë. Ai ngriti flamurin që na takon dhe i thanë të shkojë dhe ta ulë. Ai u përgjigj “unë e ngrita atë, ju nëse guxoni uleni”.

Fëmija im, tha ajo, kishte një dashuri për helenizmin dhe Epirin e Veriut, fshatin dhe ai gjithmonë ndihmonte të tjerët. “Dhe ata i morën jetën e tij, kush? “Turkaladat që erdhën dhe më kërcënuan mua dhe burrin tim në shtëpi”.

Ajo thotë se u dhunua nga policia, që i bëri rrëmujë të gjithë shtëpinë, duke shkatërruar edhe oxhakun. “Fëmija im nuk shqetësonte askënd. Unë falenderoj perëndinë që ai nuk vrau askënd”.

Më tej e ëma e Konstantinos Katsifas e konsideroi të birin, “një atdhetar”, dhe tha se, “jam e lumtur që kam një pasur fëmijë të tillë. Qaj si nënë, më mungon fëmija por jam e kënaqur që ai e bëri këtë përpjekje për helenizëm”.

Zonja Vasiliki madje tha që pret shumë nga Kryeministri Grek për të zbardhur këtë vrasje dhe tha se derisa të vdesë ajo kërkon transparencë. Duke marrë parasysh statusin e Epirit të Veriut, ajo deklaroi: “Mallkuar qoftë italiani, që vendosi kufirin”.

Ajo madje e krahasoi regjimin në Shqipëri me atë në Turqi.

“Konstandini im, përfundoi ajo, është, ndër të tjera, një yll në qiell.

Sot e ëma e Katsifa mori pjesë në një event të Lëvizjes Solidariteti dhe Shoqatës ‘Adouloti Kyrenia’.

Burimi: sigmalive.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Spitali në New York kushtoi 52 milionë dollarë, por trajtoi vetëm 79 pacientë me koronavirus
Previous article SAMITI I MUXHAHEDINËVE/ Rajavi falënderon Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit të Iranit

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT