• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE JEMI ATY PËR JU…”/ Mjeku Tritan Kalo: Mos dëgjoni gjithologët, por përdorni këto ‘armë’ kundër koronavirusit
Home
Sociale

“NE JEMI ATY PËR JU…”/ Mjeku Tritan Kalo: Mos dëgjoni gjithologët, por përdorni këto ‘armë’ kundër koronavirusit

14 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi u kërkon qytetarëve që të respektojnë distancimin social e këshillat e tjera dhe të mos dëgjojnë gjithologët. “Kemi ende punë para nesh…14.04.2020….Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së….Ne jemi aty për ju në çdo çast….respektimi i distancimit fizik, vetëizolimi/ vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në mungesë të një mjekimi specifik dhe të një vaksine, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.…

Një thirrje shoqërore, etike dhe profesionale për gjithologët tanë….Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë covidiane në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj,  jeni sulur të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj.….Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, por kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuk u mban shumë ujë….

Njerëzia në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë,  dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme përsa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojëshme marjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme….

Publiku e ka po ashtu të nevojshme edhe ushqyerjen e një optimizmi, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizmëm, por jo në zbrazjen nëpër ekrane, mediat on-line apo të mediave sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për protagonizëm….Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….është diçka shumë e dobishme për sistemin tuaj imunitar si dhe për ekuilibrin tuaj mendor….boll stres e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…Ju duam shumë dhe për ju do të jemi aty kurdoherë të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!…..ne së bashku me siguri do ja dalim mbanë!!!” shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON PRIRJA POZITIVE NË SHQIPËRI PËR COVID-19/ Drejt mbërritjes së fazës së pikut dhe fillimit të...
Previous article STUDIM TRONDITËS/ COVID 19 ka pësuar mutacion, pse po preken sërish edhe njerëzit e shëruar

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT