• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Në Itali si turist, a mund të zgjatet qendrimi më shumë se 90 ditë?
Home
Sociale

Në Itali si turist, a mund të zgjatet qendrimi më shumë se 90 ditë?

25 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kush shkon në Itali për periudha të shkurtra, për shembull për turizëm apo për të takuar të afërmit, në përgjithësi, pajiset në konsullatat italiane në vendlindje me “vizë të njësuar Schengen” të tipit C, që ka kohëzgjatje maksimale 90 ditë. Qytetarët e disa vendeve, si shqiptarët për shembull, falë marrëveshjes me BE-në, nuk kanë nevojë të pajisen me “vizë të njësuar Schengen” për udhëtimet e shkurtra, por gjithsesi duhet të respektojnë plotësisht atë çka kjo vizë parashikon, e në veçanti afatin kohor të qëndrimit në Itali (dhe në të gjithë zonën Schengen).

Me të mbërritur në Itali, kush vjen në Itali për kohë të shkurtër (pra me vizë të njësuar Schengen të tipit C apo pa vizë falë liberalizimit të vizave), nuk duhet të kërkojë leje qëndrimi por thjesht duhet të bëjë një deklarim të pranisë së tij në territorin italian, shkruan shqiptari i italise.
Me përfundimin e 90 ditëve, qytetari i huaj duhet të kthehet në atdhe nëse nuk dëshiron të kthehet në imigrant të parregullt e të rrezikojë dëbimin që ka si pasojë ndalimin e hyrjes në Itali dhe në të gjithë zonën Schengen. Rregullorja zbatuese e Tekstit Unik mbi Imigracionin (DPR 394/1999), në nenin 13, parashikon mundësinë e qëndrimit përtej 90 ditëve vetëm nëse ekzistojnë “motive serioze, veçanërisht të karakterit humanitar apo që rrjedhin nga detyrime kushtetuese ose ndërkombëtare”.

Ndaj, shtyrja e kthimit mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme, si për shembull, një sëmundje apo aksident që e detyron të huajin të shtrohet në spital apo sidoqoftë të ketë të pamundur të ndërmarrë udhëtimin e kthimit. Në këto raste duhet shkuar në Kuesturë për të kërkuar zgjatjen e qëndrimit në Itali, duke paraqitur të gjithë dokumentacionin e përshtatshëm për të shpjeguar arsyet e tejzgjatjes së qëndrimit. Por është mirë të mbahet parasysh, kjo mund të bëhet në situata vërtet shumë shumë të rralla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kushti i De Geas për United, për të mos u transferuar në Madrid
Previous article “Deri në vdekje, s’ka asnjë zgjidhje”, Erdogan jep mesazhin e fortë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI) Aktualitet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI)

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika Aktualitet

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan... Aktualitet

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT