Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës së Surrelit, njësi administrative në të cilën është dhe vetë banor, ku i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ka parë nga afër ambientet e rikonstruktuara të shkollës.
“Nuk na ftojnë këta ne, ne i ftojmë. Mirë se na erdhët ju në katunin tonë. Na lanë cik mbrapa se kapën veshin mbrapsht nga Kërraba po unë e kuptova me vonesë si shkonte kjo. Kur shkonin këta tanët deputetit, i thoshte ça doni ju, të gjitha i doni, keni kryeministrin. A thua se këta do hanë kryeministrin. Më vjen shumë mirë që ka përfunduar ky projekt. Tek shkolla kemi ardhur disa herë sepse këtu kemi pasur dhe votimet, shkolla ka qenë në gjendje të keqe. Deputeti po më thoshte që nuk është investuar që në vitin 1969. Gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi si kudo ku lali Eri vë dorë dhe përpiqet që të jenë shembuj jo vetëm për t’iu krijuar kushte optimale atyre që vijnë në shkollë por dhe për t’iu dhënë shpresë e optimizëm atyre që presin t’iu vijë radha. Besoj shumë dhe shpresoj shumë që edhe disa nevoja të tjera të komunitetit…nuk duam t’ju vëmë në pozitë të vështirë se na keni ardhur në shtëpi, e na takon t’ju marrim me të mira. Dhe Xhemali është si diversant këtu se është pak më andej. Nuk dua që t’i forcoj shumë presionin, ne presim por tolerancën tonë mos e merrni për dobësi, durimin tonë mos e merrni se ne nuk shohim se çfarë ndodh rreth e rrotull. Nuk na rreni dot as me dajre e fizarmonika, por ne kemi nevojë dhe më shumë.






