• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE I KEMI MBYLLUR ATO HESAPE”/ Vrasësi i ARTAN CUKUT u zbulua, por urdhrat e ndalimit… (FOTO)
Home
Breaking News

“NE I KEMI MBYLLUR ATO HESAPE”/ Vrasësi i ARTAN CUKUT u zbulua, por urdhrat e ndalimit… (FOTO)

22 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Ne i kemi mbyllur ato hesape, kanë ardhur kanë bërë benë, sipas zakoneve që kemi pasur”.

Kjo është deklarata e prindërve të Bujar Dakës i cili në prill 2017 u shpall në kërkim për dyshimet se kishte porositur vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Pavarësisht se më pas u identifikuan si porositës, persona të tjerë për të cilët u vendos masë arresti në mungesë, Bujar Daka u harrua nga prokuroria për një vit rresht në listen e të kërkuarve, madje iu mbajten pa të drejtë edhe sendet personale.

bujar-daka

Atij iu shkelën të drejtat duke iu ndaluar të dalë jashtë vendit pa arsye, edhe pse ai nuk ishte më një i dyshuar.

Top Channel kërkoi informacion në datën shtatë maj mbi këtë shkelje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por informacioni u përcoll tej afatit 10 ditor të caktuar nga ligji për të drejtën e informimit.

Edhe pse ndërkohë kishte marrë prej muajsh një masë sigurie për të dyshuarit e vërtetë të vrasjes së Artan Cukut, prokurori i çështjes Henrik Ligori shpjegon se edhe vëllezërit Daka kanë qenë të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit .

Me këtë shpjegim kontradiktor prokuroria justifikohet se përse u mbajtën të sekuestruara sendet personale të Bujar Dakës dhe përse ai qëndroi në kërkim tej çdo afati dhe pa shkaqe të bazuara

“Në përfundim të hetimeve, Z.Bujar Daka iu kthyen sendet e sekuestruara. Ai i paraqiti prokurorit vetëm shqetësimin se figuronte ende në kërkim dhe pengohej të lëvizte drejt Malit të Zi. Nga ana e prokurorit, u telefonua menjëherë Z.Ibrahim Hoxha, oficer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili informoi se kreu të gjithë praktikën e nevojshme të heqjes nga kërkimi në sistemin e Policisë së Shtetit”, thuhet në dokument.

Pas kësaj përgjigjeje pyetja që ngrihet është, kush i mbron të drejtat e qytetarëve atëherë kur atyre u shkelen garancitë që u ofron ligji?/TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA PËR NJË KARIKUES/ Pas lirimit të TRE autorëve, prokuroria "NDRYSHON MENDJE". Kërkohet...
Previous article Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Chelsea-t

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT