Ata janë ndërtuar për përdoruesit që duan performancë të lartë dhe të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para në pajisjen e tyre të re.
Linja e telefonave që prodhuan Galaxy Note 7, i cili përfundimisht u shkatërrua mbasi vazhdoi të shpërthente në flakë për shkak të baterisë la një “hije” të keqe për këtë model.
Telefoni Galaxy i këtij viti do të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i iPhone X si modeli më i mirë Apple dhe do të ketë karakteristika shumë të cilësore për përdoruesit.
Sipas The Sun, fatkeqësisht Samsung nuk e ka konfirmuar ende se kur do të dal në shitje Galaxy Note 9, por kompania ka prodhuar për vite të tëra këtë model dhe po këtë vit pritet ardhja e tij.
Samsung në bazë të praktikës pret deri në fund të stinës vjeshtës për të prezantuar telefonat e saj Galaxy Note .
Kjo i jep kompanisë një shans që të prezantoj pajisjen e vet përpara Apple, e cila zakonisht zbulon një iPhone të ri në fund të muajit shtator.
Duke folur për The Sun, eksperti më i lartë celular Daniel Ives tha se ai e mund të jetë muaji gusht i këtij viti kur Samsung mund të prezantoj Galaxy Note 9.



