• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË GJYQ DHE ME SHTETIN E TIJ ITALIAN/ Francesco Beccheti, biznesmeni i dyshimtë që siguron jetesën vetëm me dëmshpërblime
Home
Aktualitet
Kronikë

NË GJYQ DHE ME SHTETIN E TIJ ITALIAN/ Francesco Beccheti, biznesmeni i dyshimtë që siguron jetesën vetëm me dëmshpërblime

9 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Italiani Francesco Beccheti vijon të mbetet një emër i dyshimtë i botës së biznesit, jo vetëm për burimin e të ardhurave të tij, por për mënyrën se si vepron e atakon të gjitha shtetet, nga të cilat kërkon të përfitojë përmes gjyqeve të panumërta të arbitrazhit.

Kështu, pas anulimit të dy koncesioneve nga qeveria Rama, Beccheti iu drejtua Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, e cila vendosi t’i japë një kompensim 107 milionë euro.

Por këtë që po bën sot Beccheti me Shqipërinë, kërkesa për dëmshpërblime me shuma të majme nga autoritetet shtetërore, rezulton ta ketë bërë edhe me vendin e tij, Italinë.

Një histori gjyqesh të panumërta ku Beccheti kërkonte të përfitonte shuma marramendëse, e kemi parë 10 vite më parë, në çështjen e tij kundër ENEL, gjigandit shtetëror energjitik italian.

Në 24 Mars 2009, gjykata shqiptare i njohu kompanisë së Becchettit, Albania BEG Ambient sh.p.k, të drejtën e kompensimit nga ENEL në shumën 433 milion euro. Çështja kaloi për shqyrtim më pas edhe në disa gjykata ndërkombëtare.

Kështu, biznesmeni italian duket se ka një historik të errët të vetin, me dëmet financiare që kërkon t’u shkaktojë përmes gjyqeve të arbitrazhit, shteteve ku operon, përfshirë këtu edhe Italinë, vendin e tij, duke ngritur dyshime të forta se në vend të një biznesmeni, kemi të bëjmë me një mashtrues profesionist.

Përfitimi i parave nga qeveri dhe shtete përmes gjyqeve të këtilla, duket të jetë një sport që Beccheti ia ka marrë dorën, për sa kohë përmes tyre, siguron praktikisht dhe vazhdimisht, jetesën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Balla në terren: Prurjet e Shkumbinit janë të larta, por gjithçka po monitorohet
Previous article STUDIMI I FUNDIT: Ja sa zgjasin simptomat e Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT