Aleksandër Vuçiç ka nisur që të imitojë Nikolla Gruevskin për të ringjallur mitet e vjetra sllave nëpërmjet staturave “monstruoze” të përpasave gjigande.
Një nga këto është edhe ajo e Car Dushanit, zhupanit mjesjetar Stefan Nemanjës, i cili pushtoi territoret shqiptare dhe ato greke në shekullin e XIV. Portali rus, Sputnik ka publikuar një reportazh të gjatë për veprën e ndërtimit të shtatores së Stefan Namanjës nga një skultor rus, i cili po bëhet gati edhe për shtatoren e mbretit serb Karagjorgjeviç.
Derdhja në bronz e shtatores së Stefanit u bë në Solnechnogorsk – një qytet rreth 75 kilometra larg Moskës, i cili së shpejti do të vendoset në Sheshin Sava në Beograd, ku financimi i tij është marrë përsipër edhe nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Serbi.
Skulptori i famshëm rus Alexander Rukavishnikov ka përfunduar pothuajse të gjitha punët, kështu që katër kamionë me pjesë të monumentit tashmë po udhëtojnë në Serbi.
Megjithatë, pesa më e madhe e monumentit janë akoma në studion e tij dhe presin që të dërgohet sipas radhës.
Monumenti gjigand, i bërë prej bronzi, ishte prerë në copa për të bërë më të lehtë transportimin në Serbi, ku do të riemontohet, lëmojë dhe patinohet.
“Ajo që shihni tani nuk është pamja e saj përfundimtare,” tha Rukavishnikov ndërsa shtoi se do të duheshin edhe tre muaj të tjerë për punimet përfundimtare, të cilat parashikojnë transportimin e pjesëve të mbetura për në Beograd dhe ngritjen e një monumenti përpara stacionit të vjetër të trenit në kryeqytetin serb.