Pas djegies së mandateve në partinë demokratike kanë filluar edhe krisjet e para e ndoshta më të mëdhatë prej vitesh.
Disa nuk pranuan ta digjnin mandatin, e të tjerë kandidatë pranuan të futeshin në Kuvend. Ndër të para ishte edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari e cila edhe pse ende nuk e ka dhënë vendimin e saj përfundimtar e ka lënë të hapur mundësinë e qendrimit në Kuvend.
Ky reagim nga ana e saj, nuk u prit aspak mirë nga Partia demokratike apo nga demokratët, duke qënë se konsiderohet si vetë “Azem Hajdari” në mesin e tyre.
Reagimet madje qënë edhe të ashpra e flitet për një përjashtim të sajin nga partia demokratike. Rudina Hajdari ka shprehur edhe më herët dëshirën për të lënë mandatin si pasojë e përplasjeve me kreun, Lulzim Bashën.
Për këtë të fundit, ajo nuk është e vetme.
Nga ana tjetër, një tjetër zhvillim interesant ka pasur sonte teksa I biri 19 vjeçar I Sokol Olldashit në një intervistë të dhënë ka shprehur dëshirën e tij për bërjen pjesë në politikë.
Në opinionet e tij për Berishën, Bashën e madje Kryemadhin Glauku ka qënë objektiv dhe I drejtë.
I pyetur për Lulzim Bashën ai u përgjigj “Ndonëse nuk e njoh personalisht Lulzim Bashën, e vlerësoj për punën që ka bërë si kryetar i frontit opozitar në vend.”
Ndërkohë që për Rudina Hajdarin. Ai shpreh rezerva duke thënë se nuk i pëlqeu vendimi I saj për mosdjegien e mandatit.
Duket se një “përplasje” mes tyre e kemi që tani.
Nuk dihet nëse do ta shohim së shpejti pjesë të skenës politike në vend, edhe pse nuk është asnjë çudi.
Mos vallë do jenë dy “pinjollët” ata të cilët do shpëtojnë nga kriza Partinë Demokratike qoftë edhe në “garë” me njeri tjetrin?
Përgatiti: AlpeNews.al


