• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË GJËNDJE TË RËNDË/ Me insufiçencë respiratore, pacienti nga Skrapari dërgohet në QSUT, pritet përgjigjja e analizave (VIDEO)
Home
Sociale

NË GJËNDJE TË RËNDË/ Me insufiçencë respiratore, pacienti nga Skrapari dërgohet në QSUT, pritet përgjigjja e analizave (VIDEO)

25 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Një rast i rëndë me insufiçensë respiratore është regjistruar në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme pulmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim.

Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët deklarojnë se në Berat janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1. Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Ajo nuk e ka cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT, ku do t’i nënshtrohet analizave të detajuara dhe analizave të tamponëve të marrë në Spitalin e Beratit që do të përcaktojnë edhe diagnozën e saktë të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  • Previous
  • Next

Mjekja infeksioniste Etleva Vila edhe pse pohon se situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare edhe pse nuk kanë qenë raste të rënda.

Sipas Vilës, të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi. Mjekja shprehet se në situatën në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit, për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat virologjike” që janë përcjellë për ekzaminim në ISHP në Tiranë. Ajo konfirmon se kemi pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh në bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e “gripit të derrit”.

Mjekja Vila konfirmon se edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një repart karantine, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara, stafi mjekësor merr kampione tamponesh, i analizon në ISHP dhe i dërgon në Tiranë.

Mjeku i Repartit të Urgjencës, Xhezair Guri ka pohuar se rasti i ardhur nga Skrapari, në gjendje të rënduar insufiçence respiratore është dërguar në Tiranë. Sipas mjekut Guri, personeli është i mirëtrajnuar për të përballuar një situatë të mundshme virale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shënohet rasti i parë në Zvicër
Previous article NDRYSHIME NË KODIN RRUGOR/ Rriten gjobat për shoferët (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT