• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË GARË PËR TË RRITUR MBËSHTETJEN/ Biden dhe Trump bëjnë fushatë në Xhorxhia
Home
Nderkombetare

NË GARË PËR TË RRITUR MBËSHTETJEN/ Biden dhe Trump bëjnë fushatë në Xhorxhia

10 March, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Biden dhe ish Presidenti Trump bënë fushatë në Xhorxhia, në përpjekje për të rritur mbështetjen në këtë shtet të rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Në tubimet e mbajtura në qytete të ndryshme, ata theksuan vizionet e tyre për Amerikën. “Nëse dëshironi ta shpëtoni Amerikën, duhet të votoni”, tha Presidenti Trump në një tubim fushate në Xhorxhia.

Në tubimin parë të fushatës pas tërheqjes së ish guvernatores republikane Nikki Haley nga gara, zoti Trump kritikoi ashpër Presidentin Biden. “Jeni duke shkatërruar vendin tonë, Joe. Ai është i humbur. Nuk di se çfarë po bën”, tha zoti Trump. Ish-presidenti Trump dje bëri fushatë në shtetin ku ndaj tij janë ngritur akuza penale për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Por, për shumë votues në qytetin e Romës në Xhorxhia, që ndodhet në distriktin e ligjvënëses republikane Marjorie Taylor Greene, akuzat penale nuk kanë ndikuar në mbështetjen e tyre për zotin Trump. “Po. Varet nga krimi”, tha votuesi Daniel Latham kur u pyet nëse do ta mbështeste zotin Trump edhe nëse ai do të shpallej fajtor për një vepër penale. Rreth 110 kilometra larg Atlantës, qytetit më të madh të Xhorxhias, Presdidenti Biden mbajti një tubim fushate. Në vitin 2020, ai fitoi në këtë shtet me një epërsi prej më pak se 12 mijë votash.

“Donald Trumpi dhe republikanët, që e mbështesin atë duan të heqin liritë tona”, tha Presidentin Biden, i cili u përpoq të bënte një dallim mes vizionit të tij për Amerikën dhe atij të zotit Trump. “Zoti Trump dhe unë kemi vlera të ndryshme. Donald Trump shikon një Amerikë të ndryshme, një Amerikë me histori të zemërimit, hakmarrjes dhe ndëshkimit. Këto nuk janë vlerat e mia”, tha Presidenti Biden./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NË FAMILJE/ Psikologët: Duhen rehabilituar edhe burrat, që të lënë pas të shkuarën e tyre si dhunues
Previous article ISHTE NË MISION SIGURIE/ Rrëzohet helikopteri i Gardës Kombëtare në Teksas, 3 të vdekur, 1 i plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT