• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË FUND TË MAJIT NISIM CHARTER-AT E PARA ME TURISTË”/ Klosi: Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party
Home
Sociale

“NË FUND TË MAJIT NISIM CHARTER-AT E PARA ME TURISTË”/ Klosi: Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party

24 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se në nëse situata e pandemisë në vendin tonë vijon të qëndrojë pozitive atëherë nga fundi i muajit maj apo fillim qershori mund të fillojnë Charter-at e parë me turistë drejt vendit tonë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirë, tha ministri Klosi, por që do të nis të funksionojë por pa humbur vigjilencën.

“Në fund të muajit maj ose fillim qershori nëse gjërat shkojnë kështu siç mendojnë se po shkojnë do të fillojnë Charter-at e parë me udhëtim të dedikuar dhe me kontrolle shumë strikte me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës, distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirtë, por edhe një turizëm që do të fillojë të mbajë të gjithë sistemin e turizmin. Pra shpresojmë të nisim me Charter-at e parë, kompanitë e transportit dhe prenotimet e para. Me këto kushte që kemi por pa humbur vigjilencën  ne do të kemi padyshim dhe këtë vit turizëm të organizuara”, tha Klosi.

Klosi tha se nuk duhet pritur festa të mëdha, disko me njerëz apo schuma-party, por çdo restorant e hotel duhet të sigurojë në maksimum distancimin social dhe kushtet higjienike.

“Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë, nuk do të kemi organizim e të madh e festa të madha. disko apo schuma-party, por struktura që duhet të menaxhohen në mënyrë shumë të organizuar për të ruajtur higjienën dhe distancimin. Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party”, tha Klosi.

Ministri Klosi tha se mbi 80 % e turistëve janë tokësor dhe na vijnë nga rajoni, ndërsa shtoi se pjesa më e prekur e këtij sektori është ajo e eksportit turistik me mbylljen e linjave ajrore dhe kufijve.

“Mbi 80 % e turistëve vijnë nga toka shumë më tepër vizitor do të vijnë nga rajoni nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja apo Bullgaria . Sektori ka nevojë që të jetë solid pasi nuk funksionon dot vetëm nga një hotel dhe restorant, por janë mbi 200 mijë kontributor direkt ose indirekt në këtë sektor”.

Këtë vit tha Klosi do të bëjmë ceremoni hapje të turizmit kur të ulet Charter-i i parë me turistë të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Bill Gates: Kjo është si një luftë botërore, dhembja do të zgjasë me vite
Previous article U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Mjeku Roland Xhaxho tregon pasojat e COVID-19 në trup: Kam rënë 12 kg, më iku oreksi

k.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT