• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË FAMILJEN E XHESIKËS QË HUMBI JETËN NGA TËRMETI/ Rama: Mjekët nuk kishin shpresë…
Home
Politikë

NË FAMILJEN E XHESIKËS QË HUMBI JETËN NGA TËRMETI/ Rama: Mjekët nuk kishin shpresë…

21 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan sot familjen Biqaku, e cila banonte në Kombinat, ndërsa në tërmetin e nëntorit ajo humbi vajzën e saj të madhe, Xhesikën. Kjo familje duket se po e përjeton shumë rëndë humbjen e vajzës së tyre. Të veshur me të zeza dhe me sytë me lot nëna dhe e motra treguan boshllëkun që la pas Xhesika Biqaku.

Ajo për fat të keq ndërroi jetë në Spitalin e Traumës,  ndërsa gjendja e saj e rënduar nuk i plotësonte kushtet për ta transportuar për kurim të specialziuar jashtë vendit. Shefi i qeverisë i premtoi familjes së do të këtë kujdes të veçantë dhe nuk do të ndihet vetëm pas kësaj ngjarje tragjike, e cila tronditi çdo zemër shqiptari.

Pjesë nga biseda:

Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koicidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta çonim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë opesimistë se ishte shumë rëndë..

E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.

Nëna: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.

Rama: Për udhëtim nuk bëhej fjalë se nuk e përballonte dot dhe në konsultën që u bë me mjekët jashtë më thanë se është e pamundur.

Erion Veliaj: Sabina ka fituar shkollën në Elbasan, por nëse bëjmë një përjashtim ta transferojmë në Tiranë pavarësisht pikëzimit. Na thuaj kur te jesh gati, meqe ke edhe këmbën të demtuar, kur të duash të nisesh, ose në janar ose në tetorin tjetër.

Nëna: Dua pranë varrezave thoshte nuk iki nga Kombinati. Të paktën thotë e kam afër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIM PA GOLA/ Everton ndanë pikët me "Topçinjtë", thellohet kriza
Previous article PAMJE MAHNITËSE / Këto jan 21 lokalet e veçanta në botë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT