Pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian në Tiranë. Basha tha se në Europë nuk mund të shkohet me Edi Ramën si kryeministër dhe se nuk i intereson se çfarë mendimi kanë patnerët strategjik të Shqipërisë.
Fjala e plotë e Bashës pas takimit më ndërkombëtarët:
“Dua të falënderoj eurodeptuetët për mundësinë që i dhanë opozitës për te treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.
Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacioni eh deziforimi.
Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njish me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë.
Por dy vite më pare ish deputeti partisë demokratike dhe tashmë vetëm kryetari i saj bëri marrveshje me Ramë e cila u cilësua edhe si “marrëveshja e 17 majit”. Ku Lulzim Basha dhe Edi Rama u ulën kokë më kokë me njëri tjetrin dhe krijuan atë që u quajt si qeveri teknike.
Çfarë tha dy vite më parë:
Këtë gjë e pohoi edhe vetë Lulzim Basha një vit më pare në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku i iu kthye marrëveshjes së 18 majit me Edi Ramën, duke e konsideruar si një “një zgjidhje të detyruar nga jashtë dhe nga brenda” dhe si dëmtuese të PD-së në aspektin e rezultatit të zgjedhjeve.
Përgatit: AlpeNews.al


